Analisti Andrea Stefani, i cili u largua nga jeta pak ditë më parë është përcjellë për në banesën e fundit. Homazhet janë mbajtur në hollin e Radio Televizioni Publik, ku familjarë, miq, gazetarë, analistë dhe politikanë kanë qenë pranë familjes së tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Andreas.
Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit.
58 vjeçari Andrea Stefani, analisti e gazetari i njohur u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë tre ditë më parë në një spital në Romë. Andrea Stefani punoi prej 20 vitesh në media si gazetar dhe opinionist në shtypin e shkruar po dhe në media vizive shqiptare.