INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Homazhi i Cheryl për babain e ri Liam Payne do ju shkrijë zemrën [FOTO]

Homazhi i Cheryl për babain e ri Liam Payne do ju shkrijë zemrën [FOTO]

Publikuar më: 09:37 19-06-2017

Çifti mirëpriti në jetë fëmijën e tyre të parë gjatë muajit mars, të cilin e quajtën Bear.

Pikërisht ashtu, “ari” nëse do t’i jepnim një përkthim fjalë për fjalë në shqip. Dhe mamaja e re Cheryl nuk mund të mos i kushtonte një homazh të ëmbël të dashurit dhe babait të fëmijës së saj Liam Payne, ndërkohë që festuan për herë të parë Ditën e Baballarëve. Bukuroshja 33 vjeçare postoi në Instagram një foto të këngëtarit 23 vjeçar, së bashku me dedikimet e rastit. Ajo e cilësoi si “babain më të mirë në botë” dhe tha që “e adhuron”, por këto ishin vetëm homazhet e dorës së dytë. Pjata e fortë e ditës natyrisht është lavdërimi për babain Liam dhe jo të dashurin, duke thënë se “mënyra si Bear të shikon tregon gjithçka”. 

limp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102