Numri i vetëvrasjeve është rritur me 60% në 45 vitet e fundit dhe në çdo 40 seconda tenton të vras vetën, jep alarmin Organizata botërore e shëndetësisë.
Vetëm në SHBA rreth 1.000 vetëvrasje regjistrohen në kampuset e universitetit çdo vit.
Shifrat alarmante shtyne ekspertët të realizonin një hulumtim ku rezultoi se studentët e vitet të parë të universitetit kishin 8 herë më shumë gjasa të vrisnin vetën për shkak të orientimit seksual, shkruan intv.al
Sipas hulumtimit të bazuar në 14 mijë studentë të grupmoshës 15-29 vjeçar nga 8 vende të botës, rezultoi se në momentin që të tjerët mësojnë se një i ri nuk është heteroseksual, përballet me ofendime të shumta çka e shtynë dhe të mendojë dhe vdekjen.
Intervistat me studentët tregojnë se rreth 3/4 e tyre e kishin menduar vetëvrasjen që në moshën 16 vjeçare.
Rreth 32.7% e pjesëmarrësve raportuan se e vetëm e kishin menduar vetëvrasjen, ndërsa 17.5% e tyre e kishin menduar dhe se si të vetëvriteshin, dhe 4.3% e tyre kishin shkuar dhe më tej duke dhe e tentuar vetëflijimin, shkruan intv.al.
Udhëheqësi i studimit Philippe Mortier ka deklaruar se shifrat janë alarmantë dhe vendet duhet të marrin masa për ndërgjegjësimin e të rinjve.