Të gjithë e mbajmë mend Pablo Osvaldon, ose siç njihet ndryshe me pseudonimin “Dani”. Disa e mbajnë mend për golat spektakolar, disa për problemet me pijet, disa si futbollist mercenar pasi është aktivizuar në shumë ekipe, disa për ngjashmërië e madhe me aktorin Johnny Depp, dhe sigurisht disa të tjerë për pasionin e tij për muzikën. Ai ka varur këpucët në gozhdë për t’u marrë me muzikën, si fans i madh i Rolling Stones që është, por mesa duket është shumë larg tyre, me vite dritë.
Kurioziteti ishte i madh për të dëgjuar argjentino-italianin të këndote, por më pas ky kuriozitet u shua, dhe ai me të vërtetë dështoi. Në koncertin e tij të fundit, “La Celletera Cosquín Rock 2017”, të pranishmit numërohen me gishta. Dhe ata që kanë shkuar ta ndjekin, me siguri do jenë fansa të tij si futbollist.
Fillimi është gjithmonë i vështirë.