INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hoqi Ledrin dhe Sarën nga rrjetet sociale, Dafina Zeqiri flet për të gjithë: I kam dhënë fund…

Hoqi Ledrin dhe Sarën nga rrjetet sociale, Dafina Zeqiri flet për të gjithë: I kam dhënë fund…

Publikuar më: 12:00 27-08-2023

Ditët e fundit Dafina Zeqiri ka qenë në vëmendjen e mediave rozë për 3 gjëra, e para për këngën(t) e reja që ka publikuar, e dyta për lidhjen e re (që rezuloti të mos ishte lidhje fare) dhe e treta për "dramën" mes saj dhe Ledrit (me atë rast edhe të Sarës) që sot mori një zhvillim të papritur.

Për ju që nuk e dini se për cfarë po flasim, ishte një varg pak a shumë i njejtë që Dafina dhe Ledri patën në hitet e tyre respektive të kësaj vere, që bën disa njerëz të mendonin se po flisnin me "kode" dhe disa të tjerë që kuptuan se në fakt këngët janë shkruar "nga e njejta dorë" dhe kjo është thjesht një rastësi. Megjithatë, cdo gjë "mori zjarr", kur në një postim në të cilin Dafina pyeste cila është pjesa më e preferuar nga kënga e saj, vetë Ledri komento rreshtin e shumë përfolur (koment që më pas u fshi), që u mor nga njerëzit si ironi, por edhe si batutë, gjë që na sjell në kulmin e dramës sot.

Dafina ka hequr nga Instagram si reperin ashtu edhe partneren e tij, Sara Hoxhën, edhe pse ka pasur gjithnjë marrëdhënie të mirë me to, ndërsa edhe fituesja e "DWTS" bëri të njejtën gjë ndaj këngëtares. E si për t'ju përgjigjur gjithë kësaj situate, Dafina së fundmi ka bërë një postim në "Threads", ku duket se jep edhe arsyen përse ka vendosur që të heqë nga mediat sociale ciftin.

"Gjithmonë mbroni lumturinë tuaj dhe mos lejoni askënd t'ju përdorë për famë. "Njerëzit" dhe disa të ashtu quajtura "media" do përdorin gjithmonë informacion kundër meje që t'ju bëjnë të besoni 'budallalliqet' që ata shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para. Kam vendosur që të bëj 'unfollow' dhe t'i jap fund marrëdhënieve me njerëz të cilët unë, Dafina, nuk i respektoj më, ndërsa ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. Pikë".

-640-0-dafinaledrijpg-389.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034458637237549