INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI

HOROSKOPI

Publikuar më: 09:49 10-04-2016
Horoskopi (22.04.2016)

DASHI 21. mars – 20. prill

Nen ndikimin e madh te Neptunit, jeta juaj ne çift do jete disi e pështjelluar. Ne disa momente madje edhe mund te debatoni me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë plot mundësi për takime, por do preferojnë t’i refuzojnë ato dhe t’i përkushtohen familjes. Financat duhet t’i menaxhoni me më tepër kujdes ne mënyrë qe te mos keni tronditje me pas.

DEMI 21. prill – 21. maj

Sektori i dashurisë do jete gjate gjithë kohës i mbrojtur sot. Nuk do keni asnjë mosmarrëveshje se bashku, përkundrazi do ndiheni te qete dhe do flisni hapur për çdo gjë. Beqaret do argëtohen pafund me personat qe do i ftojnë për te dale dhe mund te mendojnë edhe te hedhin ndonjë hap me tej. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive sepse do keni probleme serioze me pas.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite me pozitive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni me te logjikshëm dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te bëjnë disa gabime te pafalshme ne jetën sentimentale. Tregohuni sa me te matur. Buxhetin do e riorganizoni dhe do bëni te pamundurën te shpenzoni sa me pak. Vetëm ne këtë mënyrë mund ta përmirësoni atë ne te ardhmen.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do e forconi edhe me shume marrëdhënien me partnerin tuaj sot dhe do jeni te hidhni hapa me rëndësi. Te shkuarën delikate do e harroni përgjithmonë. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe plot takime interesante. Shpesh do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr për shkak te emocioneve te këndshme. Ne planin financiar duhet te merrni masa te menjëhershme pa u përkeqësuar situata.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Çiftet do kenë një dite normale dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Ne çdo moment bëni atë qe ndieni pa menduar për te ardhmen. Beqaret me ne fund do e gjejnë “gurin e çmuar” te cilin nuk kane për ta humbur asnjëherë. Dita do jete fantastike. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes dhe largpamësi. Situata do mbetet gjithë kohës e qëndrueshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do i besoni për asnjë çast intrigat qe do thurin ata qe ju rrethojnë. Beqaret do mundohen gjithë kohës te gjejnë princin e kaltër, por për fat te keq yjet nuk do jene ne favor te tyre. Ne planin financiar do i konkretizoni ëndrrat dhe do i kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme. Vazhdoni me këtë mënyrë menaxhimi.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Te nxitur nga Merkuri, sot do jeni me tolerante ju te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime te njëpasnjëshme dhe mund te bëni edhe disa plane për te ardhmen e afërt. Beqaret nuk do jene ende te bindur për ata qe duan te bëjnë ne jetën e tyre dhe mund te mos pranojnë te dalin neper takime. Buxheti do ndërlikohet ndjeshëm për shkak te taksave dhe borxheve qe keni për te lare.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Urani do jete planeti qe do e largoje rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Ne çdo moment do mendoni ta surprizoni njeri-tjetrin dhe kënaqësitë do shtohen. Beqaret do realizojnë një takim spektakolar dhe zemra do ju rrahe me fort se kurrë me pare. Me shpenzimet tregohuni sa me vigjilente qe te mundësi sepse disa dite me pas do keni nevoje jetike për para.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do ketë disa përmirësime sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë gjendja serish nuk do jete ashtu si ju do dëshironit. Kënaquni edhe me pak. Beqaret do dalin me miqtë e ngushte dhe do argëtohen, prandaj nuk do e ndiejnë shume nevojën për te pasur një partner. Ne planin financiar do bëni te pamundurën qe ta mbani situatën te qëndrueshme ne çdo moment.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do trishtoheni shume sot nga diçka qe do ju thotë partneri dhe mund te qani ne disa çaste. Mundohuni te flisni me te sa me pare dhe t’i sqaroni gjerat. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime ne jetën e tyre sentimentale dhe me mire t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar do keni buxhetin e duhur për te kryer te gjitha shpenzimet e menduara.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nuk do mungojnë çastet e bukura sot për juve qe jeni ne një lidhje. Ne çdo moment keni për te përjetuar emocione dhe kënaqësi si asnjëherë me pare. Beqaret do kenë vetëm disa takime, por asgjë me shume sesa aq. Do ju duhet te presin ende për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Buxheti do përmirësohet ndjeshëm ne mënyrë krejt te papritur.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite shume e përshtatshëm për te diskutuar për çdo gjë qe ju ka shqetësuar kohet e fundit. Po i late gjerat pas dore situata mund te ndërlikohet me tepër. Beqaret sado qe te mundohen, nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak. Kjo nuk do te thotë qe ata te mbyllen ne vetvete, por te tregohen te duruar edhe pak. Financat do jene te kënaqshme dhe aspak problematike.

 

Më shumë në këtë kategori: « HOROSKOPI
HOROSKOPI »
Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938