INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR, 1 PRILL/ Surpriza dhe TERS, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR, 1 PRILL/ Surpriza dhe TERS, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 08:36 01-04-2021

Dashi-Sot është dita ku do të shkëlqeni dhe të gjithë do t’ju shikojnë. Të shumtë janë ata që kërkojnë që të shoqërohen me ju dhe kush do të ketë mundësi, do të ndihet për mrekulli. Sot do ta mbani veten me të madhe, sepse është dita që mund ta bëni. Keni treguar se jeni të zotë t’ia dilni mbanë në çdo situatë dhe në ato më dramatiket.

Demi-Kini kujdes me biznesin dhe transaksionet financiare gjatë ditës për shkak se diçka do të shkojë keq në punë. Ndoshta dikush dëshiron t’ju dëmtojë. Nëse do jeni të vëmendshëm gjithçka do të shkojë në vendin e vet.

Binjakët-Sot do të ndiheni të përhumbur dhe do të kërkoni të pushoni, por për fat të keq nuk mundeni. Ju duhet të çoni të gjitha projektet e marra deri në fund, pasi i keni premtuar vetes se nuk do të ktheni kokën pas.

Gaforrja-Në marrëdhënien në çift mund të krijohen divergjenca, por për fat të mirë do të jenë vetëm disa hije që kalojnë. Në punë shmangni polemikat për çështje të vogla, kontrolloni veten për t’i mbajtur gjërat që të mos keqësohen.

Luani-Priten përballje romantike sot. Do të përjetoni emocione të shumta. Lëreni krenarinë dhe merruni vetëm me të dashurin/ën. Kjo do të bëjë që të lidheni fort me njeriun e zemrës.

Virgjëresha-Ju pëlqen që të keni gjëra sa më elegante dhe jashtë të zakonshmes, për këtë jeni të gatshëm të sakrifikoni shumë, vetëm për të patur ekskluzivitetin për të marrë një gjë të bukur. Sot do të merrni kohë për veten dhe për pamjen tuaj të jashtme dhe do të jetë një kënaqësi e madhe, kur të gjithë t’ju vështrojnë, pikërisht sepse jeni ndryshe dhe keni fantazi.

Peshorja-Shijoni ditën dhe mos mendoni për punën apo probleme te tjera. Kohët e fundit jeni lodhur dhe stresuar më shumë se ç’duhet, prandaj jepini vetes mundësi për ta rikuperuar. Nëse keni planifikuar një udhëtim mos u mendoni dy herë.

Akrepi-Merruni gjithë ditën me veten, shkoni në palestër dhe nxirrni të gjitha energjitë negative në mënyrë që ta nisni javën mbarë. Mos u merrni më njerëz që ndikojnë negativisht në jetën tuaj.

Shigjetari-Planeti i Venusit do të sjellë momente të gëzueshme për të gjitha çiftet. Edhe nëse ndodhin disa keqkuptime të vogla, nuk do ta prishin ditën. Në aspektin profesional do të jetë një ditë e shkëlqyer dhe do të arrini të zgjidhni me sukses disa probleme.

Bricjapi-Dikush që ka qenë pranë jush për një kohë të gjatë, por që nuk e kishit vënë re ka për të luajtur një rol të rëndësishëm në jetën tuaj. Nuk ka lidhje vetëm me romancën. Mësohuni me idenë që ky person të jetë afër jush pasi ka ardhur për të qëndruar në jetën tuaj.

Ujori-Sot do të ndiheni të vetmuar, pasi të gjithë njerëzit tuaj të afërt janë larguar. Mos u mërzisni mësohuni të jeni edhe vetëm, pasi jo gjithmonë do ti keni pranë njerëzit e tuaj të dashur.

Peshqit-Ata që janë në një marrëdhënie, mungesa e dialogut mund të shkaktojë pakënaqësi me partnerin/en. Megjithatë, përpiquni ta zgjidhni çdo gjë me diplomaci. Në punë do të keni mundësi të reja nëse kërkoni.

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615