Dashi– Objektivat tuaja do t’i arrini me shumë lehtësi, madje nuk do t’i ndjeni sforcimet e bëra. Ju këshillohet që në dashuri të jeni shumë të sinqertë për të qenë mirë.
Demi–Nuk duhet të ngrini zërin për t’ju dëgjuar të gjithë. Jini të qetë dhe të vendosur kur flisni në ambientet profesionale. Do të bëni për vete një person vërtet interesant.
Binjakët– Do të jeni shumë falënderues dhe të kuptueshëm me personin që doni dhe kjo do t’ju lejojë të kaloni një fazë të kënaqshme, të pasur me pasion dhe erotizëm.
Gaforrja–Marrëdhëniet me fëmijët do të jenë shumë të mira. Sot do të ndiheni shumë tërheqës. Do të jetë një ditë ideale për të bërë gjimnastikë ose not. Kujdesuni më shumë për partnerin tuaj.
Luani –Ushqehuni në mënyrë të moderuar. Lajme të reja do t’ju vijnë me postë. Sqarojeni menjëherë një problem që keni me një mik, sepse përndryshe gjërat mund të ndërlikohen.
Virgjëresha–Raportet tuaja me të tjerët nuk do të jenë shumë favorizuese sot. Mos prisni shumë nga ata dhe mësohuni të jeni më të kuptueshëm. Personi që ju e pëlqeni nuk është njeri pozitiv.
Peshorja –Mos u entuziazmoni shumë kur t’ju bëhet një propozim pune, por përqendrohuni tek avantazhet konkrete që mund të merrni prej saj. Kjo fazë do të jetë delikate edhe në marrëdhënien çift.
Akrepi – Ndihmoni dikë duke e dëgjuar, këshilluar, duke i qëndruar pranë ose nëse keni mundësi ndihmojeni edhe materialisht nëse ai/ajo është në vështirësi. Kjo e mirë do t’ju kthehet një ditë.
Shigjetari –Nëse keni bërë fjalë me partnerin tuaj, sqarojini menjëherë keqkuptimet që ju kanë bërë jo tolerant dhe mjaft të irrituar. Situata që po jetoni është me të vërtetë e komplikuar.
Bricjapi–Një fitim i vogël në mbrëmje do ju bëjë njeriun më të lumtur në botë. Por bëni kujdes me shpenzimet dhe mundohuni të kurseni para sepse në të ardhmen do t’ju nevojiten shumë.
Ujori –Jupiteri ju fton që të përqendroheni në mundësitë tuaja dhe garanton një sukses pothuajse të menjëhershëm, për aq kohë sa ju do të vini në përdorim inteligjencën dhe jo instinktin.
Peshqit–Sot do të jeni “hijerëndë” me partnerin. Dashuria duket se është venitur dhe çdo arsye sjell debate mes jush. Bëni mirë të ndryshoni sjellje në kundërt do të keni telashe.