INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR, 12 DHJETOR/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

HOROSKOPI DITOR, 12 DHJETOR/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

Publikuar më: 11:39 12-12-2020

Dashi-Dëshironi të thoni diçka, por për arsye të caktuara nuk po arrini të gjeni fjalët duhura. Mos u bëni merak. Gjuha juaj e trupit flet më shumë se çdo fjalë që po kërkoni dhe ata që keni rreth e rrotull do ta dinë se çfarë po thoni.

Demi-Dikush me pushtet do t’ju bëjë një ofertë të interesante ditët në vijim dhe nëse jeni mjaftueshëm inteligjentë, nuk do ta refuzoni. Oferta të tilla nuk vijnë dy herë në jetë, ndaj mos e humbisni.

Binjakët-Nuk është momenti për të ngritur zërin, koha për të qenë në qendër të vëmendjes nuk është larg. Megjithatë tani për tani ruani qetësinë dhe mos tërhiqni vëmendje rreth vetes.

Gaforrja-Çfarë po ndodh aktualisht nuk është faji juaj, as i universit, që duket sikur po ju ndëshkon. Merreni situatën me qetësi dhe përpiquni t’i jepni një zgjidhje, pa lënduar askënd.

Luani-Planetet sugjerojnë se po lëvizni në drejtim të gabuar dhe ka ardhur koha për të ndryshuar drejtim duke iu rikthyer hapave të ndjekura. Bëjeni këtë derisa të riktheheni në rrugën e duhur.

Virgjëresha-Çdo lajm i keq që do të merrni sot ose nesër, do të zbehet nga një lajm i mirë që do të merrni në fillim të javës. Ndaj ruani qetësinë dhe mos lejoni që shqetësime të vogla t’ju ulin moralin.

Peshorja-Gjatë ditës së sotme do të ketë momente që do t’i frikësoheni faktit se keni marrë përsipër më shumë nga sa mund të mbani. Por edhe nëse është e vërtetë, asgjë e keqe nuk do të vijë nga kjo, ndaj mjaft u shqetësuat. Fokusohuni tek gjërat që ju bëjnë për të buzëqeshur, injoroni pjesën tjetër.

Akrepi-Mund t’ju duket sikur fati po ju buzëqesh, por thellë e dini mirë që në fakt nuk është rastësi. Çfarë po ndodh është rezultat i punës së palodhur, ndaj shijoni çdo fryt të saj.

Shigjetari-Do të jetë shumë e vështirë që të qëndroni të qetë përgjatë 24 orëve të fundit, megjithatë është pikërisht kjo që duhet të bëni. Dikush duhet të ruajë qetësinë dhe nëse e bëni, do të fitoni reputacionin e njeriut të matur e inteligjent.

Bricjapi-Sot do të përmbushni më shumë nëse nuk e merrni jetën më seriozisht sa duhet, siç keni bërë kohët e fundit. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’i kujtoni vetes se problemet që keni nuk janë aq të rënda sa duken.

Ujori-Nëse ju duket sikur nuk keni energjinë e nevojshme momentalisht, është sepse universi po ju ndihmon të mblidhni të gjithë fuqinë që do t’ju duhet për më vonë. Bëni durim, gjëra të mira ju presin.

Peshqit-Qëndrimi që keni pasur kohët e fundit ka qenë tepër pozitiv dhe bëni mirë të vijoni me të njëjtën sjellje. Të tjerët mund t’ju akuzojnë se po injoroni lajmet e këqija, por mos harroni se gjërat në të cilat fokusoheni ju japin energjinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223