Dashi – Me mbështetjen e Hënës dhe Uranit në një orbitë të favorshme, gjithçka do t’ju duket e lehtë, por nuk duhet të krijoni iluzione. Një takim i papritur shënon një kthesë në fushën sentimentale.
Demi – Është momenti të tregoheni të vëmendshëm për të përfituar nga një kuadër yjor i favorshëm, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe shanset për të treguar se sa vleni në aspektin profesional.
Binjakët – Për ta ruajtur sa më gjatë harmoninë në çift, duhet të tregoheni pak më tolerantë dhe duhet të bëni disa lëshime. Nëse silleni ndryshe do të kaloni një ditë me debate. Për shpenzimet që kryeni bëni llogaritë mirë, ndryshe do të keni probleme më vonë.
Gaforrja – Marsi është në një pozicion të favorshëm për ju, por nga ana tjetër Hëna mund të prishë ekuilibrat dhe mund ta komplikojë fushën sentimentale. Kujdes me shpenzimet.
Luani – Ditë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të ndiheni keq dhe do të mërziteni me ato që do ju thotë partneri/ja. Në planin financiar duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu jepen dhe nuk duhet ta teproni me shpenzimet.
Virgjëresha – Hyrja e Mërkurit në shenjë do të bëjë që të lindurit e kësaj shenje të jenë plot fantazi, çka do t’i bëjë shumë tërheqës në sytë e të tjerëve. Pritet një mbrëmje shumë interesante.
Peshorja – Tregohuni sa më diplomatë dhe të matur sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta ruani qetësinë në çift. Në planin financiar duhet të shpenzoni sa më pak që të mundeni në mënyrë që t’ia dilni mbanë.
Akrepi – Dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë edhe pse nga hezitimi që tregoni shpesh mund të humbni një rast të mirë. Mbrëmja interesante, por me shpenzime.
Shigjetari – Shumë probleme të mbartura nga ditët e shkuara ju kanë stresuar në atë pikë sa ju vjen që t’i lini e të mos e vrisni mendjen shumë për to. Mbase është më mirë të mendoni për ditët në vijim.
Bricjapi – Sot nuk ka për të qenë një ditë shumë e thjeshtë për ju të dashuruarit, megjithatë me pak përpjekje mund të arrini të rivendosni qetësinë në mbrëmje. Të ardhurat nuk do mund t’i stabilizoni dot edhe pse do mundoheni.
Ujori – Ditë e bukur dhe mjaft e qetë do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të ndiheni mirë gjatë gjithë kohës dhe mund të mendoni edhe të hidhni hapa më tej. Në planin financiar do të jeni të matur dhe këmbëngulës për ta përmirësuar situatën.
Peshqit – Sot do të diskutoni për të gjitha problemet që keni me partnerin/en dhe do të bëni disa ndryshime radikale. Me buxhetin do të jeni të kujdesshëm dhe do dini si ta mbani gjithmonë situatën nën kontroll.