INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor: 28 mars 2020

Horoskopi ditor: 28 mars 2020

Publikuar më: 11:30 28-03-2020

Dashi

Nëse ka situata të mbetura pezull, tashmë ka ardhur momenti që të flisni hapur. Vetëm pasi të sqaroheni do të ndiheni më të qetë.


Demi

Është e kotë që të kapeni pas situatave të së kaluarës të cilat nuk ju përkasin më. Tashmë ka ardhur momenti për tu kthyer në lojë dhe të mos frikësoheni.

Binjakët

Duhet të kaloni çdo pengesë që është e jashtme por që ka ndikim tek ju. Mund të ketë shpenzime shtesë, si dhe ndryshime lidhur me personat që ju rrethojnë.

Gaforrja

Do të keni ndikim të favorshëm të yjeve, për të dashuruar më shumë. Është e kotë që të merreni me çështje të së kaluarës, pasi tashmë ka persona që ju mbështesin.

Luani

Nëse dikush ju ka krijuar probleme, tashmë duhet të kaloni një sërë vështirësish. Ndërsa kush prej të lindurve të kësaj shenje ka pësuar një ndarje apo krizë, mund të përballet me një kthesë pozitive.

Virgjëresha

Në dashuri, tashmë do të keni mundësi që të gjeni një mbështetje apo bashkëpunim me leverdi. Një person të cilin e keni afër, mund të ketë një zgjedhje të dyjëzuar. Mirëpo ky është momenti për të pasur më shumë përgjegjësi dhe mundësi.


Peshorja

Në këtë moment nuk iu pëlqen që të mbeteni të mënjanuar, por kur do përballeni me probleme, mirë është që të reflektoni. Kjo ditë do të sjellë zhvillime me leverdi.

Akrepi

Ndikimi i kundërt i Marsit, do ju shkaktojë stres të madh. Do të ketë rikuperim të ndjeshëm energjie, ndaj nuk duhet ta vlerësoni këtë periudhë.

Shigjetari

Duhet të mundoheni që të keni më shumë kurajo dhe të shmangni personat të cilët ju tensionojnë. Keni nevojë për të gjetur kushte më të mira për të vepruar.

Bricjapi

Nuk i toleroni ata që futen në çështjet tuaja. Jeni natyrë e rezervuar dhe për këtë arsye shmangni personat të cilët nuk dinë të jenë të matur, shkruan noa.al Kjo ditë do të jetë përgjithësisht e qetë.

Ujori

Është e rëndësishme që të pushoni më shumë, për të kaluar një problem. Do të keni mundësi që të përmirësoheni në raport me javët e kaluara.

Peshqit

Do të ketë probleme të cilat duhen kaluar. Nëse në dashuri nuk po merrni vëmendjen që pretendoni, atëherë mund të vendosni që ta kërkoni tjetërkund.

Article Logic
Execution time: 0.0029518604278564