INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj sipas parashikimit të Paolo Fox? E zbuloni tani!

HOROSKOPI ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj sipas parashikimit të Paolo Fox? E zbuloni tani!

Publikuar më: 10:17 30-03-2019

DASHI

Të shtunën dhe të dielën mund të flasim për dashurinë me entuziazëm më të madh. Në periudhën e fundit dhe sidomos në fund të vitit të kaluar ka pasur shumë kontakte dhe është normale që diçka do të duhet të shqyrtohet. Ju mund të bëni skena, por gjithashtu të falni kur jeni të qetë, sepse në fund të fundit jeni bujarë. Ata të lindur nën shenjën e Dashit, gjithmonë jetojnë në situata të vështirësive të mëdha ose përparësive të mëdha. Këshilla është të kërkoni pak ekuilibër, edhe në lidhje me marrëdhëniet sentimentale.

DEMI

Periudha më e rëndë ka ndodhur vitin e kaluar dhe shumë bien dakord. Gjatë verës ka pasur një mbyllje apo një problem ekonomik. Në këtë fazë, megjithatë, kthehen lajmet e mira. Ka një dëshirë për të ndryshuar, por është gjithashtu e nevojshme që të përshtateni me një situatë të re. Çdo problem që ju nuk arritët ta zgjidhni vitin e kaluar, tani mund të adresohet. Por këtë fundjavë do të ishte gabim të bëheshit nervozë, më mirë të shtynit për më vonë.

BINJAKET:

Janë dy ditë të veçanta, në të cilat ju mund të shpërqëndroheni, ose të udhëtoni. Dikush mund të marrë edhe një ftesë. Ata që kanë mundësinë për të zgjeruar njohuritë e tyre, do të jenë edhe më të fortë. Ka pak vëmendje për t’u treguar në dashuri, polemika mund të lindë edhe midis çifteve më të forta. Një prej tyre mund të jetë i shpërqëndruar, ose duke luftuar me problemet e punës. Duhet bërë një përpjekje për rimëkëmbjen.

GAFORRJA:

Ka ardhur koha për të jetuar dashurinë, por jo vetëm atë klasike në lidhje me çiftin, por edhe atë që lidhet me marrëdhëniet e miqësisë, e cila i tejkalon ndjenjat. Një marrëdhënie dashurie bazohet jo vetëm në tërheqjen fizike, por për të funksionuar mirë duhet gjithashtu të keni dëshirë për të bërë gjëra së bashku. Saturni është disonant dhe kjo mund të shkaktojë një rritje të lodhjes dhe nervozizmit. Fundjava ju fton të doni më shumë.

LUANI:

Të shtunën dhe të dielën do të ndiheni nën presion dhe do të ketë edhe konflikte. Duhet të kuptojmë se si gjërat janë në familje dhe veçanërisht në dashuri. Nëse askush nuk paraqet propozime për të përmbushur nevojat tuaja, ju mund të rrëmbeheni nga zemërimi dhe të shqetësoheni. Ju keni qenë duke u përpjekur të heshtni njerëzit që po ju akuzojnë për diçka që nuk e keni bërë.

VIRGJERESHA:

Siç është shpjeguar tashmë në fillim të javës, të duash, duhet të kesh në krahun tënd një person inteligjent dhe të fortë, por zakonisht përpiqeni të jepni shembull për të tjerët. Zakonisht vendosni rregullin në jetën e njerëzve që janë pranë jush. Ju jeni të tërhequr nga ata që kanë nevojë për ndihmë, por jini të kujdesshëm sepse dikush mund të përfitojë nga kjo. Diçka e tillë po u ndodh disa çifteve.

PESHORJA:

Vini nga një periudhë e shqetësuar dhe do të ishte e përshtatshme të fitoni paqen e mendjes. Kjo fundjavë do të jetë e rëndësishme për çështjet sentimentale dhe më shumë mund të bëhet në marrëdhëniet shoqërore. Disa profesione mund të sjellin një fitim shtesë. Deri në maj ju mund të filloni një projekt të ri. Nëse punoni si vartës, ju gjithashtu mund të merrni detyra të reja.

AKREPI:

Të shtunën dhe të dielën do të ndjeni lodhje. Në javët e fundit nuk ka pasur pushim dhe ju jeni të shqetësuar për disa situata të punës, që nuk mund të ndryshojnë. Nëse punoni për një kohë të gjatë në të njëjtin ambient ju mund të mendoni për ndryshimin, por tani çdo gjë duket se është bllokuar, ndoshta jeni të dobishëm aty ku gjendeni. Venusi është i favorshëm dhe kjo do të thotë që favorizohen çështjet e dashurisë, por këshilla është të shmangni polemika e panevojshme.

SHIGJETARI:

Më në fund, fundjava e argëtimit është gati të vijë. Ju e doni udhëtimin, lëvizjen ose gërshetimin e marrëdhënieve shoqërore. Dashuria shkon jo aq mirë, sepse ndoshta ka shumë dyshime që ju lënë të hutuar. Jini të kujdesshëm edhe në marrëdhëniet me miqtë ose të afërmit. Sot dhe nesër mund të përjetoni gjithashtu një fazë shpengimi në dashuri.

BRICJAPI:

Ju jeni shumë të fokusuar në çështjet e punës dhe i kushtoni vëmendje financave tuaja, por tani ju dukeni më të shqetësuar për çështjet e dashurisë. Muaji prill do të jetë thelbësor për ndjenjat dhe nuk duhet të humbasë, nga banalitetet e tjera. Nga kjo fundjavë, mund të rivlerësoni një ndjenjë.

UJORI:

Pak kohë më parë flitej për Uranin në shenjën tuaj, që tani ju fton të bëni zgjedhje të reja. Shpesh nuk jeni ju që vendosni, por fati. Ka gjëra që po ndryshojnë jo vetëm në dashuri, por edhe në punë. 48 orët e ardhshme gjithashtu mund të sjellin një problem të vogël në marrëdhëniet ndërpersonale, edhe për shkak të pranisë së Marsit disonant. Tani duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm me njerëzit e Demit dhe Luanit.

PESHQIT:

Horoskopi ju lejon të jeni në gjendje të vlerësoni edhe një projekt të rëndësishëm nga këndvështrimi i punës. Ditët midis të hënës dhe të martës do të jenë ditë shërimi dhe force, falë një konjukture të shkëlqyer yjore. Kushdo që nuk e ndjen këtë forcë e bën këtë sepse mbyllet në të kaluarën apo frikësohet se disa trauma të së kaluarës mund të kthehen. Ndonjëherë ju jeni shumë prapaveprues në mendimet tuaja.

Article Logic
Execution time: 0.0039699077606201