INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Çfarë pritet të ndodhë me shenjën tuaj ditën e sotme?

Horoskopi ditor/ Çfarë pritet të ndodhë me shenjën tuaj ditën e sotme?

Publikuar më: 08:23 15-02-2019

DASHI

Këtë fundjavë bëni mirë të analizoni propozimet që do t`ju bëhen, për të mos u larguar nga objektivat që ju keni. Dëgjoni instiktin tuaj!


DEMI

Këtë fundjavë mund të zgjidhni ta kaloni ose në shoqërinë e miqve dhe personave të dashur për ju. Në aspektin e ndjenjave, tregohuni tw vwmendshwm ndaj partnerit.

BINJAKËT

Me yjet në favorin tuaj, fundjava vjen si një fazë rilindjeje që do t`ju mbushë me besim dhe do të sjellë të reja të kënaqshme në planin sentimental.

GAFORRJA

Këtë fundjavë, ndikim planetar ju mbron nga gjithçka. Pamja juaj do të tërheqë këdo që ju rri afër. Në ambientin afektiv, duhet t`i jepni më shumë besim partnerit tuaj.

LUANI

Këtë fundjavë ndikimi yjor premton shumë në raportin afektiv. Partneri do t`ju bëjë një surprizë impresionuese. Në kuadrin e miqësisë, evitoni shmangien dhe tregohuni më të gatshëm.

VIRGJËRESHA

Këtë fundjavë keni mundësi të bëni një udhëtim të vogël dhe, falë ndikimit yjor, do të kënaqeni dhe nuk do të lodheni aspak. Në planin sentimental, duhet të bëni kujdes të mos tradhëtoni një sekret.

PESHORJA

Do të merrni ftesa që i keni pritur prej kohësh por nuk keni dëshirë ta ndani këtë fazë me njeri. Në kohën e lirë, gjithçka shkon mirë dhe yjet janë me ju. Në dashuri, mbrëmje e bukur me personin e dashur.

AKREPI

Një bashkëpunëtor do t`ua bëjë të lodhshme këtë fundjavë. Evitoni diskutimet e kota dhe kërkoni një sqarim të qartë. Nëse jeni vetëm, parashikohet një njohje interesante.

SHIGJETARI

Këtë fundjavë, vetkënaqësia juaj do të besdisë këdo, prandaj është e nevojshme të kontrolloni veten dhe të masni mirë fjalët me ata që ju rrethojnë. Në dashuri, do të jeni objektivë, duke i dhënë të drejtë partnerit tuaj.

BRICJAPI

Kjo fundjavë i kushtohet totalisht, ndjenjave tuaja. Duhet vetëm të mbani nën kontroll shpirtin tuaj dhe të mos tregoheni shumë autoritarë në sytë e partnerit.

UJORI

Do të shkëputeni, më në fund, nga punët e përditshme dhe do të bëni një pushim të shkurtër në një vend të qetë, me një person të dashur për ju ose me familjarët tuaj. Në dashuri, do të jeni më kapriçozë se zakonisht dhe nuk do të dëgjoni asnjë.

PESHQIT

Yjet ju vënë në provë këtë fundjavë. Rrezikoni të humbisni miqësi të vlefshme ose partnerin tuaj, për shkak të pakënaqësive të pabaza. Në kohën e lirë mund të përqëndroheni tek blerjet.

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727