INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Çfarë pritet të ndodhë sot me shenjën tuaj? Paska lajme të mira

Horoskopi ditor/ Çfarë pritet të ndodhë sot me shenjën tuaj? Paska lajme të mira

Publikuar më: 09:44 11-12-2018

Dashi – Sot do të jetë një ditë plot emocione. Në mesditë do të takoni disa njerëz me të cilët do të flisni për biznes dhe kjo do të ndryshojë gjendjen tuaj financiare. Zbatoni me përpikmëri të gjitha detyrat që do ju ngarkohen.

Demi – Kjo është një ditë e mrekullueshme për të treguar të gjitha aftësitë tuaja organizative. Ju jeni të sigurt se me punën tuaj do ju bëni përshtypje kolegëve. Bëni kujdes mos merrni më shumë detyra sesa ju takon.

Binjakët – Një ditë plot angazhime do të jetë kjo e martë. Një çështje parash do të zgjidhet dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Kohën e lirë do e kaloni duke takuar miqtë.

Gaforrja – Të gjithë ditën do e kaloni duke bërë blerjet për shtëpinë tuaj të re. Prej kohësh mendonit se gjëra duhet të ndryshonit dhe ky është momenti i duhur për të bërë ndryshime.

Luani – Sot do të përballeni me disa debate për të cilat kishit menduar se i kishit mbyllur, por jeni gabuar. Një përballje më ish partnerin tuaj do ju hapë telashe dhe do të ndiheni në faj. Bëni kujdes në atë që do të thoni.

Virgjëresha – Sot do të jeta dita juaj me fat. Një lajm i mirë në punë do ja u bëjë ditën të gëzueshme dhe plot alegri. Një ide e juaja në punë do të përqafohet nga kolegët tuaj. Tregoni të gjitha aftësitë që keni.

Peshorja – Kohët e fundit jeni ndjerë të mbyllur në vetvete dhe pa dëshirë për të ecur përpara. Bisedoni me miqtë dhe familjarët tuaj, pasi kjo mund t’ju bëjë më mirë dhe situata të përmirësohet.

Akrepi – Kjo do te jetë një ditë e favorshme dhe për ju, nëse jeni duke parë për një punë të re. Takimet që do të kryeni do ju shkojnë më së miri.

Shigjetari– Edhe pse nuk është në natyrën tuaj të jeni të plogësht, sot nuk do të keni dëshirë për të bërë asnjë gjë. Do të dëshironi të qëndroni brenda dhe të lexoni. Në mbrëmje një surprizë nga partneri do ndryshojë gjithçka.

Bricjapi – Aftësitë tuaja intelektuale do të shpërblehen dhe më në fund do të merrni atë që meritoni. Pas të gjitha duartrokitjeve dhe vlerësimeve do të keni dhe më shumë përgjegjësi. Por, mos u shqetësoni, ju dini t’ja dilni!

Ujori – Falë aftësive tuaja të komunikimit do ti bëni njerëzit për vete dhe do nënshkruani disa marrëveshje të rëndësishme. Mos u tregoni të nxituar respektoni dhe të tjerët.

Peshqit– Sot gjithçka do të shkojë keq. E gjitha dita do të kalojë mes peripecive dhe do të shpenzoni shumë para. Nuk keni asnjë gjë në dorë për të ndryshuar këtë situatë, vetëm ruani qetësinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945