Dashi-Bëni mirë që të tregoheni të rezervuar ditët e para të javës, për të evituar çdolloj keqkuptimi. Me gjasë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe gjithçka është në kokën tuaj, megjithatë vetë gjendja në të cilën ndodheni mjafton për të krijuar probleme të panevojshme me të tjerët.
Demi-Kjo javë do të jetë e mbushur me gjëra pozitive, kjo do të bëjë që të besoni se jeta është e bukur dhe duhet të jetoni sa më gjatë. Megjithatë mos shkoni nga ekstremi në ekstremi dhe mos krijoni bindje se gjërat e mira do të zgjasin përgjithmonë.
Binjakët-Kjo është koha ideale për të impresionuar ata që janë në pozita më të larta se ju, sidomos në punë. Nëse bëni pak më shumë përpjekje, do të shihni se talentet tuaja do të marrin mirënjohjen e merituar.
Gaforrja-Bashkëpunimi është çelësi i suksesit për këtë javë. Nëse do të jeni në gjendje të lini mënjanë hatërmbetjet do të mund të arrini rezultate tejet pozitive sëbashku me kolegët në punë. Nuk ka nevojë t’i keni qejf njerëzit me të cilët punoni.
Luani-Përpiquni të mos tregoheni posesivë për gjërat që keni në pronësi, pasi tendenca është që të përfshiheni lehtësisht në konflikt. Jepini të tjerëve atë që kanë nevojë pa i hequr asgjë vetes, por mos u tregoni egoistë.
Virgjëresha-Kjo është një prej periudhave më pozitive tëe vitit, megjithatë përgjatë fundit të javës është e nevojshme që të vini në rregull disa çështje në shtëpi. Më vonë nuk do të keni më kohë.
Peshorja-Dita e sotme do të jetë e mbushur me presion, mbi të gjitha pasi do të keni një axhendë të ngjeshur dhe do të bëni gjithçka me nxitim, në mënyrë që të përmbyllni gjithçka. Mos u shqetësoni, do ta gjeni një mënyrë, si gjithmonë.
Akrepi-Kërkoni sa më shumë nga vetja këtë javë. Në të kundërt nuk do ta falni kurrë veten që nuk i shfrytëzuat mundësitë që do t’ju vijnë siç duhet. Nuk ka nevojë të jeni të sigurt, duhet të veproni.
Shigjetari-Fakti që disa prej njerëzve me të cilët punoni veprojnë më shumë se zemër se me mendje mund t’ju mërzisë, por ky është realiteti. Jo të gjithë mund të jenë po aq racionalë sa ju, ndaj tregohuni tolerues.
Bricjapi-Fjalët do t’ju dalin lehtësisht nga goja sot, ndoshta më lehtë sesa disa do të preferonin. Këtë javë do të keni tendencën për të folur më parë dhe për t’u shqetësuar më vonë për pasojat. Kini parasysh që në fund të ditës do të keni rreth e rrotull fytyra të zymta.
Ujori-Është e nevojshme që të siguroheni se financat janë në rregull, përpara se të merreni me çështje të tjera. Në fund të javës do të keni çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë, ndaj jepini zgjidhje sa më parë çështjes së parave.
Peshqit-Nëse dëshironi që nisni diçka të re, mundësitë për ta bërë diçka të tillë nuk do të jenë të pakta. Megjithatë nëse dëshironi të jeni të suksesshëm duhet të punoni me të tjerë. Gjithçka është e mundur nëse bashkoni forcat me njerëz që ndajnë të njëjtat pikëpamje dhe ambicie me ju.