Dashi – Njerëzit do të përpiqen t’ju ndihmojnë këtë javë dhe nuk do të presin asgjë në këmbim. Nëse ju duhet një kredi apo hua nda bankat, kjo është një kohë e përshtatshme për ta kërkuar.
Demi – Harroni pse gjërat shkuan keq në të shkuarën dhe shfaqni padurimin tuaj për gjërat që do të shkojnë mirë në të ardhmen. Kur nis e ardhmja? Që tani, në këtë moment.
Binjakët – Nëse nuk jeni në humor për punë këtë javë, mos e forconi veten. Ndryshe do të bëni punë të keqe dhe do t’ju duhet ta ribëni nga fillimi. Merrni një ditë pushim, e keni të merituar.
Gaforrja – Venusi, planeti i harmonisë lëviz në fushën më dinamike të shenjës suaj. Mos u shqetësoni nëse nuk ndiheni tepër mirë në këtë moment. Jeta do të vijë duke u përmirësuar.
Luani – Përdorni sharmin tuaj të bindni njerëzit me të cilët jetoni t’i shikojnë gjërat dhe t’i bëjnë punët ashtu siç i bëni ju. Shanset janë që nuk do ua vënë veshin për shumë kohë dhe javën tjetër ju do të jeni të detyruar të bëni të njëjtën gjë.
Virgjëresha – Është koha më e mirë për të thënë mendimet tuaja tani që Venusi po lëviz në fushën e komunikimit të shenjës suaj. Fjalët do të rrjedhin si mjaltë nga goja juaj.
Peshorja – Mos lejoni që shqetësimi për paratë të mbizotërojë javën tuaj. Po, duhet të kujdeseni edhe për qindarkat, por edhe nëse shpenzoni pak nuk do të keni efekte negative në afatin e gjatë.
Akrepi – Diçka që ju ka shqetësuar prej shumë vitesh do të rikthehet në kujtesën tuaj brenda pak ditësh, ndoshta edhe orësh. Frika juaj ka qenë totalisht e pabazuar dhe tani jeni në gjendje t’i shikoni gjërat ndryshe.
Shigjetari – Mund të prisni ndryshime në ditët dhe javët në vazhdim. Pyesni veten se çfarë ndryshimesh pozitive mund të bëni në botë. Jepuni mundësinë edhe instikteve tuaja të bamirësisë të zhvillohen.
Bricjapi – Fakti se keni mosmarrëveshje profesionale me dikë nuk do të thotë se ju nuk mund të kaloni kohë të bukur bashkë. Mund të gjeni terren të përbashkët në shumë fusha të tjera.
Ujori – Diçka që ju ka munduar javët e fundit do të rikthehet papritur në axhendën tuaj. Ju do të pendoheni që keni lejuar të dalë kaq shumë nga kontrolli. Tani e dini se ku ndodheni dhe çfarë ka me të vërtetë rëndësi.
Peshqit – Duket se kërkoni dëshpërimisht të lëvizni për momentin dhe me Venusin që është drejtuar kah pjesa më aventuroze e shenjës suaj nuk mund të ketë asgjë që t’ju ndalojë të largoheni. Mos jini shumë i rrëmbyer dhe sigurohuni që keni prerë edhe një biletë kthimi.