INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Disa persona kanë fat, por aq fat sa ç’paskan këto 3 shenja sot... ''Lum si ju''!

Horoskopi ditor/ Disa persona kanë fat, por aq fat sa ç’paskan këto 3 shenja sot... ''Lum si ju''!

Publikuar më: 08:26 20-05-2018

Dashi – Mos u tregoni shumë të vrazhdë me miq apo kolegë që i njihni prej pak kohësh, për shkak se mund t’i vendosni në siklet të madh. Ndryshime të vogla në një projektin tuaj do ju lejojnë që të arrini rezultate të shkëlqyera.

Demi – Një veprim i rrezikshëm mund të rezultojë fitues, kështu që jini të sigurtë në veten tuaj dhe tek instinkti juaj, sidomos sa i takon dashurisë. Nga pikëpamja profesionale, mos lini pas dore marrëveshjet e rëndësishme.

Binjakët – Do të jeni të fokusuar maksimalisht në realizimin e disa detajeve të domosdoshme lidhur me një projektin tuaj. Mundohuni që të jeni sa më profesionistë. Mos i lini pas dore ndjenjat!

Gaforrja – Lajme të mira nga pikëpamja ekonomike dhe financiare, kështu që jini të gatshëm të kryeni transaksione të rëndësishme. Krijimtaria dhe kurajoja juaj janë të rëndësishme, sidomos në vendin e punës.

Luani – Parashikimet e yjeve për këtë ditë, kërkojnë që të bëni gjithçka mundeni për të marrë një pozicion të rëndësishëm në punë. Do të jeni kokëfortë dhe të vendosur dhe kjo është arsyeja që askush nuk do mund t’iu ndalë.

Virgjëresha – Mund të merrni një lajm aq të bujshëm, sa që do të jeni euforik dhe të hutuar gjatë gjithë ditës. Shmangni nisjen e aktiviteteve shumë të vështira. Në punë do të jeni të suksesshëm.

Peshorja – Do të ndiheni disi të përhumbur dhe të lodhur, ndoshta për shkak të javës që ka qenë shumë e rënduar. Mos u fokusoni në debatet që keni pasur, por mundohuni që të gjeni zgjidhje pozitive për të përmirësuar raportet e ngrira.

Akrepi – Do të jeni të detyruar që të bëni një pjesë të punës së bashkëpunëtorëve tuaj, vetëm që të merrni rezultatet e dëshiruara brenda një kohe të shpejtë. Kjo gjë do ju bëjë mjaft nervozë dhe do ju vendosë nën trysni, kështu që mundohuni që të mos e shfryni tensionin në dashuri.

Shigjetari – Do të ndiheni të mërzitur dhe të përhumbur dhe gjithçka për shkak se do të ndjeni mungesën e disa stimujve që ju ndihmojnë në zhvillimin e projekteve të reja. Në dashuri, do të ndiheni më të sigurtë në veten tuaj dhe tek ndjenjat që keni.

Bricjapi – Bazuar në parashikimet astrologjie të kësaj dite, më në fund do mund të gjeni spontanitetin dhe lirshmërinë që keni humbur prej disa kohësh. Kjo gjë do ju ndihmojë sidomos në dashuri, për shkak të humbjes së harmonisë prej grindjeve që keni pasur.

Ujori – Do të riktheheni të jeni sërish shumë të fortë dhe të pavarur dhe gjithçka prej faktit se intuita juaj ju ka lejuar që të fitoni disa sfida. Në dashuri gjithsesi duhet të mundoheni të jeni më pak xheloz ndaj partnerit/es tuaj.

Peshqit – Kjo e dielë do të jetë shumë e rëndësishme për të

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496