INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Ditë pozitive, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

HOROSKOPI DITOR/ Ditë pozitive, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

Publikuar më: 08:31 15-04-2021

Dashi-Do të mundoheni që të hiqni prej vetes përgjegjësitë, ndoshta duke ua ngarkuar të tjerëve, por duhet të bëni kujdes se mos zbuloheni nga shefi. Nuk do të mërziteni, sepse këtë fazë do ta kaloni me personin e dashur.

Demi-Do jetë një ditë me fat, për të zgjidhur probleme të ndryshme. Nisni që të merrni masa për situatat e dala jashtë kontrollit, duke i dhënë prioritet gjërave me më shumë rrezik. Beqarët do gjejnë një person impresionues me të cilin mund të fillojnë edhe lidhje afatgjata. Të ardhurat në rritje.

Binjakët-Do të jeni shumë entuziast, pasi partneri ka bërë hapin që ju prisnit prej kohësh. Një lajm i mirë do ju gëzojë pas masë, ju dhe familjen tuaj. Bëni pak kujdes me shëndetin, pasi do përballeni me disa probleme të vogla.

Gaforrja-Pakënaqësia dhe tensioni nervor do t’ju pengojnë të jetoni me qetësi. Ju po kaloni një fazë ndryshimesh që do t’ju udhëheqin për të zbuluar një mënyrë tjetër të jetesës. Në punë disa tensione në mjedisin e punës mund të jenë të pashmangshme. Shmangni konfrontimin në mënyrë që të mos humbni favorin me eprorët.

Luani-Sot duhet të bëni të pamundur që të flisni hapur me partnerin për të ndryshuar rutinën, në të kundërt gjërat do të marrin tatëpjetën. Në aspektin financiar do të jeni shumë kapriçozë dhe nuk do të kënaqeni me rezultatet.

Virgjëresha-Binduni se një situatë nuk mund të ecë më përpara. Bëni gjënë e duhur! Jini më të qartë kur të flisni sot, në mënyrë që të tjerët t’ju kuptojnë plotësisht. Jini më praktikë për situatat tuaja ekonomike.

Peshorja-Dita e shtunë paraqitet mjaft e mirë, por bëni kujdes ndaj të papriturave, të cilat mund t’iu prishin humorin. Partneri/ja mund të ndihet në siklet nga mënyra juaj e të vepruarit. Beqarët nuk duhet kurrsesi të tregohen të pakujdesshëm me premtimet që do bëjnë. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi-Sot do të takoni disa njerëz që do ju ndryshojnë komplet planet që kishit bërë. Merrni gjithnjë në konsideratë mendimin e atyre që ju rrethojnë, por në fund vendosni duke dëgjuar zemrën.

Shigjetari-Sot do të ndieni nevojën për t’u hapur, për t’u besuar mendimeve tuaja, për të komunikuar me të tjerët. Mundohuni të jetoni këtë ditë me partnerin/en tuaj larg nga shqetësimet. Në punë do të jetë një ditë e shkëlqyer për të planifikuar marrëveshje të shkëlqyera, për të gjetur klientë të rinj dhe për të zhvilluar iniciativa të veçanta.

Bricjapi-Partneri/ja do t’ju bëjë disa propozime sot dhe do të mbeteni të surprizuar. Gjithçka do të shkojë mirë. Sa i përket financave, situata do të jetë e kënaqshme por kjo nuk do të thotë që të mos tregoheni të kujdesshëm.

Ujori-Në këtë të shtunë yjet ju buzëqeshin. Ndikimi pozitiv i Diellit, Saturnit dhe Neptunit do ua bëjë ditën e bukur. Kjo vlen si për çiftet ashtu edhe për beqarët. Financat do jenë në ditën et tyre më të mirë, prandaj mund të bëni edhe shpenzime.

Peshqit-Do të përjetoni dashuri me dy shpejtësi, nga njëra anë Venus ju premton emocione unike dhe shumë romancë, nga ana tjetër Marsi do të shtyjë drejt tensionit nervor. Në punë do të keni mundësi të mëdha për të përmirësuar të ardhurat, një goditje me fat mund ta kthejë situatën tuaj me kokë poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717