INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Fat, dashuri dhe sinqeritet! Sot qenka dita e njerëzve të mirë

Horoskopi ditor/ Fat, dashuri dhe sinqeritet! Sot qenka dita e njerëzve të mirë

Publikuar më: 05:43 03-07-2018

DASHI

Plutoni do iu nxisë të ndryshoni zakonet, për këtë do të keni probleme me partnerin. Ju këshillohet të flisni me të! Për beqarët dashuria do jetë rreth e rrotull por ata nuk do e shohin. Nuk do shqetësoheni për financat sepse ato do jenë të mira.

DEMI

Gjithçka do të rregullohet në jetën sentimentale të çifteve sot. Tek beqarët Plutoni do të ndezë atmosferën. Ka mundësi që personi që do takoni të jetë Demi ose Akrepi. Duke u treguar të matur me financat do mund të keni edhe surpriza shumë të këndshme.

BINJAKET

Nën influencën e Uranit ata që janë në çift do bëjnë gjithçka që ta forcojnë edhe më tepër lidhjen e tyre dhe të kalojnë në një fazë më serioze. Për beqarët do jenë të favorizuara dashuritë. Financat do kalojnë në plan të parë.

GAFORRJA

Duke qenë se në jetën sentimentale të çifteve sot do ndikojë Jupiteri, marrëdhënia midis partnerëve do jetë e ngrohtë, e mbushur me dashuri dhe pasion. Beqarët duhet të përgatiten të bien nën sharmin e dikujt mjaft interesant. Përfitoni nga kjo ditë me fat për të luftuar kundër problemeve financiare.

LUANI

Problemet në çift do zënë një vend shumë të rëndësishëm gjatë ditës së sotme. Duhet të keni kurajon t’i përballoni drejtpërdrejt në mënyrë që edhe vet të jeni të qetë. Beqarët do të pëlqehen dhe do të admirohen nga të tjerët. Financat ka rrezik të kalojnë një fazë të trazuar.

VIRGJERESHA

Kjo e martë do jetë ditë mjaft premtuese për jetën në çift. Nëse jeni beqarë, një takim i rëndësishëm do mund të ndryshojë jetën tuaj. Kujdes me operacionet financiare të pamatura.

PESHORJA

Sot do të vihet theksi tek vazhdimësia e jetës në çift. Beqarët do kenë një ditë me fat. Venusi do ua ngjyrosë qiellin do zbuloni sensualitetin dhe performanca të reja. Mos merrni asnjë vendim dhe mos bëni plane në sektorin financiar.

AKREPI

Do jeni mjaft xheloze ju çifte sot. Nëse jeni vet mund të keni takimin e shumë pritur. Ruani qetësinë në planin financiar dhe mos ndërmerrni asnjë rrezik. Dëgjojini më tepër këshillat që do iu japin disa të afërm.

SHIGJETARI

Besnikëria në çift edhe mund të rrezikohet sot kështu që ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Për beqarët dashuriçkat do të kenë prioritet. Më në fund, falë gjithë mundit që keni shpenzuar financat do fillojnë të rriten dhe mos u çudisni nëse rrjedhin lumë.

BRICJAPI

Për pjesën më të madhe të çifteve nuk do ketë asgjë të rëndësishme në jetën sentimentale. Sipas situatës, mund të bëni vetëm plane për të ardhmen. Për beqarët nuk do të mungojnë mundësitë për të joshur. Jupiteri do krijojë një klimë mjaft të favorshme për financat.

UJORI

Për ju që jeni në çift kjo ditë do jetë si gjithë të tjerat dhe pa asnjë gjë për t’u veçuar. Beqarët nuk do të jenë të favorizuar. Do kërkoni që të rrisni të ardhurat dhe planetët do iu ndihmojnë më tepër sesa mendonit.

PESHQIT

Nëse keni një lidhje, mund të ketë debate të vogla por gjithçka do harrohet pas një darke pasionante. Nëse jeni beqarë, Plutoni ka rrezik të pengojë një takim që kishit lënë. Me Uranin në anën tuaj do hidhni hapa të rëndësishëm drejt konsolidimit të situatës materiale.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162