INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ ''Fjalët e tepërta janë fukarallëk'', për këto shenja!!! Sot qenka dita më e bukur në ''botë'' për to

Horoskopi ditor/ ''Fjalët e tepërta janë fukarallëk'', për këto shenja!!! Sot qenka dita më e bukur në ''botë'' për to

Publikuar më: 09:04 28-07-2018

Dashi – Diçka që e shikonit si një fakt dje, nuk do të duket më i tillë sot, por mos e lejoni këtë të ndryshojë pikëpamjen tuaj mbi jetën pasi pas pak javësh të ashtuquajturit “fakte” do të ndryshojnë sërish. Mund t’ju duhet t’ia filloni sërish nga e para.

Demi – Bota juaj është e mbushur me konfuzion për momentin dhe ju e keni të vështirë të vendosni nëse do të vazhdoni përpara, apo do të ktheheni pas. Përse nuk qëndroni ku jeni për momentin?

Binjakët – Nëse keni diçka të cilën po e fshihni duhet të kuptoni se nuk do të mund ta mbani nën rrogoz përgjithmonë. Herët apo vonë e vërteta do të dalë, përgatituni.

Gaforrja – Mund të jetë e lodhshme të përsërisni kaq shpesh se çfarë duhet bërë, por shokët, familja dhe kolegët e punës duket se nuk po i rrokin as konceptet më elementare. Merreni shtuar dhe sigurohuni që e kanë kuptuar.

Luani – Aktiviteti i djeshëm kozmik e ka bërë shumë të qartë se ju duhet të mendoni sërish për një plan që ka shkuar mirë. Nëse tregoheni i zgjuar nuk do të merrni asnjë vendim përfundimtar teksa Mërkuri po lëviz në drejtim të kudërt. Jepini më shumë kohë vetes.

Virgjëresha – Nuk duhet të lejoni askënd t’ju thotë se ju nuk keni gjithçka duhet të arrini një qëllim të caktuar. Me shumë gjasa ata e dinë që ju mund t’ia dilni, por shpresojnë se negativiteti i tyre mund të ndikojë mbi ju. Besoni tek vetja.

Peshorja – Disa prej pikëpamjeve dhe opinioneve tuaja duket se kanë bërë një kthim me 180 gradë ditët e fundit. Është kjo një tjetër pasojë e pavendosmërisë tuaj? Këtë do ta mësoni në fillim të javës tjetër.

Akrepi – Në jetën tuaj ka kaq shumë zona gri për momentin, sa po ua bën të vështirë të vendosni nëse dëshironi të jeni një engjëll apo djall. Çfarë po ju pengon të jeni edhe engjëll edhe djall sipas nevojës?

Shigjetari – Më në fund e keni pranuar faktin se ajo për çfarë po shpresonit nuk do të ndodhë dhe kjo është një gjë e mirë, pasi kjo nënkupton se ju jeni të lirë për të ndjekur një tjerr kurs. Me kohën do ta kuptoni se kjo është ajo që universi dëshiron nga ju.

Bricjapi – Duhet të tregoheni i hapur për mundësi të reja dhe të kuptoni se vetëm fakti që kërkoni të besoni disa gjëra të caktuara nuk i bën ato të vërteta. Në vend që të merrni një pozicion ekstrem në cilindo drejtim, pse nuk kërkoni një rrugë të mesme?

Ujori – Keni prirjen të mos besoni diçka që ju thotë një shok këtë javë, por do të bënit gabim. Ata mund ta shikojnë më qartë se ju se çfarë duhet të bëhet dhe nëse merrni këshillat e tyre do të kurseni para dhe kohë.

Peshqit – Aktiviteti kozmik i ditës së djeshme e ka bërë të qartë edhe një herë tjetër se ju nuk duhet të mbështeteni kaq shumë tek një person i caktuar, por keni nevojë të rifitoni lirinë e mendimit dhe veprimit. Mund t’ia dilni edhe i vetëm, pa marrë parasysh se çfarë thonë disa njerëz.

Article Logic
Execution time: 0.0034818649291992