INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Fundjavë pozitive, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

HOROSKOPI DITOR/ Fundjavë pozitive, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

Publikuar më: 10:38 02-05-2021

Dashi– Kjo e diel për ju do të jetë një ditë fantastike. Do të keni gjithçka nën kontroll dhe mund t’i bëni ballë çdo situate. Nëse do të keni fat do të merrni një lajm të mirë.

Demi- Do të bini pre e disa mendimeve negative dhe nuk do të jeni në gjendje që të bëni asgjë sot. Do të kërkoni që të qëndroni vetëm dhe do analizoni se ku keni gabuar.

Binjakët- Prisni disa lajme të mira, pasi mund të jetë një ditë me fat për ju. Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë, ju vetë mund të jeni shkaktar të shkatërrimit të ditës së sotme.

Gaforrja- Të gjithë ditën do ta kaloni duke punuar dhe në mbrëmje do të ndiheni shumë të lodhur. Miqtë do t’iu mbështesin, por sërish do të keni probleme të mëdha me ta.

Luani- Do të përjetoni emocione të forta sot. Një lajm i mirë do t’iu gëzojë shumë, pasi ju nuk e prisnin që të ndodhte kaq shpejt. Për sa i përket financave çdo gjë do ta keni nën kontroll.

Virgjëresha- Një ditë e mbushur me negativitet dhe për t’u harruar do të jetë kjo e sotmja. Ju që kërkoni një punë të re duhet të prisni edhe pak, nuk është ky momenti për të vendosur.

Peshorja- Dita më e bukur e javës për ju do të jetë kjo e sotmja. Do të përjetoni emocione të forta dhe do të merrni një lajm të mirë. Për sa i përket punës do të keni gjithçka nën kontroll.

Akrepi- Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar kohët e fundit do të rishfaqet edhe sot. Nuk duhet të keni frikë, gjithçka do të kalojë, por sigurohuni që të jeni konsultuar me mjekun.

Shigjetari- Hëna është në anën tuaj dhe do t’iu ndihmojë që të merrni disa vendime të duhura dhe të vështira. Nëse keni në plan që të investoni, ky është momenti i duhur.

Bricjapi- Një ditë e mbushur me negativitet do të jetë kjo e diel për ju. Hëna do të jetë kundër jush sot dhe ju mund të keni probleme për sa i përket financave. Tregoni kujdes.

Ujori- Sot do të keni nën kontroll gjithçka. Për sa i përket financave do të merrni një lajm të mirë dhe do mund të kryeni të gjitha shpenzimet që ju dëshironi. Kujdes me vendimet që merrni.

Peshqit– Një ditë shumë e bukur do të jetë kjo e diel për ju. Në punë do të kaloni një ditë të mirë. Prisni deri në mbrëmje pasi mund të merrni një lajm të mirë për një çështje gjyqësore.

Article Logic
Execution time: 0.0018119812011719