INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Ja çfarë parashikojnë asterologët për sot... Paska gjëra interesante

Horoskopi ditor/ Ja çfarë parashikojnë asterologët për sot... Paska gjëra interesante

Publikuar më: 11:19 13-04-2019

Dashi – Këtë fundjavë do të sfidoheni si kurrë më parë, megjithatë do ta kaloni këtë sfidë me lehtësi. Por mos mendoni se do ta keni kaq të lehtë çdo ditë. Sfida më të mëdha ju presin.

Demi – Duhet të dëgjoni çfarë ju thonë të tjerët në 48 orët e ardhshme. Fakti se nuk dëshironi të dëgjoni, do të thotë se ju duhet të dëgjoni qoftë edhe vetëm për mirëqenien tuaj emocionale dhe mendore.

Binjakët – Nëse doni të përfundoni disa punë këtë fundjavë, duhet të merrni ndihmë nga njerëz që janë në brendësi të tyre. Vetëm një profesionist i asaj pune mund t’ju ndihmojë.

Gaforrja – Duket se dini t’i lexoni mirë situatat, por dyshimet duhet t’i mbani për vete për momentin, pasi gjithcka mund të keqkuptohet.

Luani – Premtojini vetes se nuk do të përfshiheni në asnjë lloj grindjeje apo mosmarrëveshjeje. Më pas sigurohuni ta mbani atë premtim. Në këto momente nuk ju duhet asnjë mosmarrëveshje.

Virgjëresha – Zakonisht mendoni me kokën dhe më pas shtoni atë që ju thotë zemra. Megjithatë, planetet paralajmërojnë se këto kohë do të jeni më emocioanal, kështu që mos u zhgënjeni nëse fiton zemra.

Peshorja – Nëse një partneritet nuk po funksionon në mënyrën që ju donit, me shumë gjasa problemi është se ju prisni tepër shumë nga njëri tjetri. Uluni bashkë dhe diskutoni nëvojat dhe dëshirat në marrëdhënien tuaj. Mbi të gjitha, jini të sinqertë.

Akrepi – Mbani për vete mendimet e egra 48 orët e ardhshme. Mund të mos ju duken edhe aq të egra ju, por shumë pak njerëz e shikojnë jetën në të njëjtën mënyrë me ju.

Shigjetari – Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj, do ju bëjë të ndiheni fitimtar. Në fakt ju jeni i tillë, por duhet të bëni kujdes kur keni të bëni me njerëz me pushtet. Keni mjaftueshëm kundërshtarë, kështu që bëni kujdes.

Bricjapi – Lëreni pas krahëve të shkuarën dhe fokusohuni vetëm në të ardhmen. Sot, lidhja e Diellit me Plutonin do ju japë më shumë mundësi të nxirrni nga jeta juaj gjithcka të panevojshme, përfshirë disa njerëz.

Ujori – Në përgjithësi nuk ju pëlqen të merrni urdhëra, por planetet ju këshillojnë të dëgjoni këshillat e dikujt më lart se ju në hierarki.

Peshqit – Kujt i besoni? Nga e dini që mund t’u besoni atyre? Këto do të jenë pyetjet që do t’i bëni vetes këtë fundjavë dhe përgjigjet mund të mos jenë të lehta. Mbi të gjitha, duhet t’i besoni vetes.

Article Logic
Execution time: 0.0041241645812988