INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Javë e re me surpriza, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

HOROSKOPI DITOR/ Javë e re me surpriza, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

Publikuar më: 09:38 10-05-2021

Dashi- Një ëndërr e përsëritur që keni parë do t’ju vendosë në mendime. Kushtojini vëmendjen e duhur dhe mund të gjeni një shpjegim për një ëndërr që e keni parë më shumë se një herë. Duhet të mësoni më shumë për veten tuaj.

Demi- Jeni natyra optimiste, dhe kjo ju bën ta kaloni ditën mirë. Biznesi po ju ecën mirë dhe ju mund të përfitoni shumë, por vetëm me një kusht nëse arrini të komunikomi me takt dhe në mënyrë të sjellshme me partnerët e biznesit.

Binjakët-Keni gabime në vlerësimin e partnerëve. Nëse hiqni dorë nga ofertat e tyre, do të pësoni humbje. Duhet të mendoni qartë hapat që duhet të ndërmerrni.

Gaforrja- Do të jeni të mbushur me optimizëm dhe këtë ndjesi do t’ua shpërndani miqve dhe familjarëve tuaj. Por ka disa çështje të cilat kërkojnë shumë kujdes, të tilla si sjellja në punë dhe biseda me shefat.

Luani- Askush nuk do të marrë vendime të nxituara prandaj duhet të mendoheni mirë. Pavarësisht problemeve të vogla, shëndeti juaj do të jetë i mirë. Bisedoni me një njeriun tuaj të dashur dhe kjo do t’ju qetësojë dhe largojë stresin e ditës.

Virgjëresha– Sot mund të keni ankesa për detyrimet tuaja dhe pritshmëritë që të tjerët kanë ndaj jush. Do të zbuloni se do të mësoni më shumë nga përvoja juaj. Ndërsa pjesa tjetër e ditës do të jetë e mirë dhe pozitive.

Peshorja- Sot do të kuptoni se jeni shumë pranë për të arritur një qëllim afatgjatë që i keni vendosur vetes. Tani të gjitha energjitë shfrytëzojini për të bërë përpjekjet e fundit drejt suksesit.

Akrepi- Kjo ditë do të jetë ideale për t’u marrë me punët e shtëpisë dhe të sistemoni gjërat e nevojshme. Kjo mund të mos jetë mënyra juaj e preferuar për të kaluar ditën, por do të ndiheni mirë pasi të keni organizuar shtëpinë.

Shigjetari- Dëgjoni me kujdes një propozim që do t’ju vijë nga menaxheri apo një kolegu juaj, pasi do të jetë e mirë për të arritur një marrëveshje fitimprurëse. Pasdite mund të merrni një surprizë të këndshme që do të ndikojë pozitivisht tek ju.

Bricjapi- Do të keni nevojë për ndihmë gjatë ditës së nesërme. Për çfarëdo lloj çështje që të bëhet fjalë, tregohuni të vëmendshëm ndaj një personi të veçantë, pasi rrugët tuaja mund të kryqëzohen.

Ujori- Sot do të keni një takim me një mik apo koleg që do t’ju bëjë konfuz. Do të ndiheni sikur do t’ju kërkojë të ndërmjetësoni në një situatë, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Bëni durim dhe kërkoni për më shumë informacion.

Peshqit- Do të jetë një ditë e mirë për të shkuar në një punë të re. Mund të përfundoni më herët edhe transaksionet. Në mbrëmje do të kaloni momente të këndshme me miqtë tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0040631294250488