INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:33 28-09-2020

Dashi- Kuadri yjor duket disi i turbullt sot, prandaj edhe një pjesë e mirë e të lindurve të kësaj shenje do të jenë përgjithësisht konfuzë dhe të pavendosur.

Demi- Pritet që sot të jetë një ditë shumë pozitive dhe shumë interesante në drejtim të aspektit planin profesional dhe që mund t’ju sjellë mundësi të reja për të ardhmen.

Binjakët- E keni shumë të vështirë të komunikoni më të tjerët, për shkak të një Hënë që sot do t’ju “ngatërrojë” në gjithçka që thoni apo që bëni.

Gaforrja- Në plan të parë sot do të keni dashurinë, dhe për këtë arsye, do të tregoheni indiferentë ndaj fushave të tjera. Mos e lini pas dore aspektin ekonomik.

Luani- Duhet të jeni më tolerant ndaj të tjerëve. Sot mund të përfshiheni në disa situata shqetësuese me personat që ju rrethojnë. Mundohuni të reflektoni.

Virgjëresha- Dita e sotme pritet të jetë disi e qetë, në sajë të Mërkurit në shenjë sot që është në një orbitë shumë të përshtatshme. Megjithatë, humori juaj mund të pësojë luhatje.

Peshorja- Edhe pse kuadri yjor premton për një ditë përgjithësisht pozitive, sot nuk do ta keni kollaj të gjeni ekuilibret e duhura dhe kjo mund të implikojë marrëdhëniet tuaj me të tjerët.

Akrepi- Të lindurit e kësaj shenje duket se do të jenë të privilegjuar, sidomos në aspektin profesional, ku do të ketë edhe ndikimin më të madh Mërkuri në shenjë. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet.

Shigjetari- Ka të ngjarë që sot të ndodheni mes dy zjarresh ose në pozicionin aspak të këndshëm. Mundohuni të tregoheni më praktikë.

Bricjapi- Do të jetë një ditë shumë emocionuese për marrëdhëniet tuaja. Parashikohet që shumë shpejt të arrini qëllime të rëndësishme që i keni vendosur vetes.

Ujori- Mërkuri në shenjën tuaj është plotësisht dominues dhe ju tashmë e ndjeni se kjo ju ka bërë të jeni më të gjallë dhe më aktivë.

Peshqit- Kuadri yjor jo dhe aq pozitiv ju bën disi melankolikë dhe pesimistë. Sidoqoftë mbrëmja mund të sjellë ndryshime rrënjësore.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826