INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:32 14-12-2020

Dashi

Përpiquni të kryeni sa më shumë aktivitete sportive dhe lëvizje në natyrë. Një mik i vjetër mund t’ju kërkojë ndihmë financiare sot. Mund të keni probleme me vartësit, kolegët dhe bashkëpunëtorët. Partneri do të jetë mbështetja kryesore për ju sot.

Demi

Këtë të hënë përfshijeni veten në aktivitete argëtuese dhe relaksuese. Shprehni mirënjohjen për të afërmit që ju kanë ndihmuar në një kohë krize. Ruani qetësinë duke shmangur emocionet e tepërta. Me financat tregoni një kujdes të madh.

Binjakët

Nervozizmi mund të dobësojë vendosmërinë dhe aftësinë tuaj për të menduar drejt. Një problem i vazhdueshëm financiar ka gjasa të zgjidhet. Planifikoni diçka të veçantë për mbrëmjen dhe përpiquni ta bëni sa më romantike. Vetëm kështu ju do të mund të fitoni përsëri partnerin tuaj.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite ju do të jeni të lodhur si nga ana fizike ashtu edhe psikologjike. Gjithçka që ju nevojitet është pak pushim dhe rikuperim për të ngritur nivelin e energjisë. Ka gjasa që fitimet monetare t’ju vijnë nga më shumë se një burim. Një pozicion i ri ju pret, tregohuni të shkathët dhe mos e lejoni që ta humbisni.

Luani

Gjatë gjithë javës mundohuni të mbani në kontroll emocionet tuaja. Jo të githë dëshirojnë lumturinë tuaj prandaj tregoni kujdes. Një lajm i mirë i papritur do t’ju ngrejë humorin. Ju mund të bini në dashuri me shikim të parë sot.

Virgjëresha

Financat tuaja do të përmirësohen gjatë ditës. Jeta juaj do të jetë përgjithësisht e qetë. Mund të ketë agoni në jetën tuaj sentimentale gjatë ditës. Ju jeni gati për të hyrë në një fazë më me fat të jetës tuaj dhe në ditët në vijim do të shijoni momentet më të bukura krah familjes.

Peshorja

Hëna do të arrijë një pozicion të favorshëm. Më në fund mund të lini pas tensionet që keni përjetuar në të kaluarën dhe të hapni veten për një kohë më të mirë. Duhet të filloni të jeni më të matur në shpenzime. Ishte një vit shumë i komplikuar, veçanërisht në nivelin ekonomik dhe atë të punës.

Akrepi

Këtë të hënë Hënën në shenjë energjitë tuaja do të dyfishohen edhe intuitat tuaja do të jenë shumë të rëndësishme. Mos i nënvlerësoni ata! Ju duhet të gjeni qetësinë e mendjes dhe ndoshta të kontrolloni situata të caktuara. Sot bëni të pamundurën që të shkoni diku me partnerin tuaj, pas shumë ditëve me ngarkesë keni nevojë.

Shigjetari

Hëna do t’ju shpërqendrojë sot nga shumë çështje në të cilat duhet të fokusoheshit 100%. Që nga e premtja e kaluar ju keni zvarritur disa diskutime të cilat kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme. Mundohuni të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët.

Bricjapi

Disa probleme do ju çorientojnë mirëpo, bëhuni optimist dhe shikoni anën e mirë të gjërave. Besimi do t’ju ndihmojë të hapni dyert që çojnë në realizimin e ëndrrave tuaja. Edhe ju të dashur Bricjapë si shumë nga shenjat e tjera ditën e sotme duhet të tregoni kujdes me financat.

Ujori

Gjatë gjithë ditës së sotme emocionet do të jenë të pranishme. Sot do të jeni të rrethuar nga persona dashamirës e të sinqertë të cilët do t’ju bëjnë të jeni të lumtur. Për ju të dashuruarit shumë momente të mrekullueshme do të ketë të pranishme gjatë kësaj të hënë. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar në mënyrë te menjëhershme për ju. Nëse jeni beqarë njohje të reja ju presin.

Peshqit

Kjo ka për të qenë një ditë goxha e favorshme për ju. Mbase nuk do keni shumë kohë për t’u argëtuar e për t’u çlodhur, por nëse bëni përpjekjet e duhura dhe jeni të vendosur mund të keni arritje në çdo fushë. Do të ndiheni thellësisht të shqetësuar. Këto ditë ju jeni larguar shumë nga partneri juaj, bëni mirë që të sqaroni çështjet tuaja njëherë e mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275