INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:34 18-01-2021

Dashi-Mund të mos jeni në gjende për romancën perfekte, por mund të shijoni pak në mbrëmje. Nëse jeni në një takim, gjërat mund të jenë serioze, por nuk është se do të jetë në këtë mënyrë gjithmonë. Megjithatë jepini një shans njëri-tjetrit dhe jini të duruar.

Demi-Sot nuk ndiheni gati që t’i shprehni dashurinë personit të zemrës. Do të jeni në një humor të paqëndrueshëm dhe thjesht do të mendoni shumë. Mos merrni vendime përfundimtare tani që nuk jeni shumë pozitivë.

Binjakët-Pozicioni i yjeve po ju sjell një mesazh të dyfishtë. Keni ndjenja për një person të veçantë, por nuk keni besim se si duhet t’i përgjigjeni atyre. Po e shijoni procesin e njohjes, por prapë se prapë vazhdoni dhe mendoni se çfarë shkoi keq në lidhjen e kaluar. Nuk do ta dini kurrë nëse nuk i jepni një shans dashurisë.

Gaforrja-Sot do të futeni në ngatërresa pa fund. Keni tendencën që të hyni në disa probleme të çuditshme. Duhet të qetësoheni, merrni frymë thellë dhe lëreni të kalojë këtë moment të vështirë.

Luani-Ju ose e merrni kohën me shpejtësi ose avash fare. Nuk jeni të sigurtë nëse mundësia e artë që keni përballë është ajo që keni kërkuar gjithmonë ose jo. Do ju duhet dy ose më shumë takime që ta zbuloni këtë fakt. Më e mira është rrugës.

Virgjëresha-Nëse dilni në një takim për herë të parë mos u mërzisni nëse nuk shkon siç duhet. E rëndësishme është që të shijoni bisedat. Do të zbuloni që keni shumë të përbashkëta me këtë person. Merrni kohën e duhur që të njihni njëri-tjetrin.

Peshorja-Papritur dashuria mund të mos jetë faktori më i rëndësishëm i jetës suaj. Jeni në humor për të bërë plane serioze për të ardhmen. Mos dilni shpejt në përfundime.

Akrepi-Do të jeni më seriozë se kurrë. Duhet të mendoni seriozisht për pasojat që ka një lidhje nëse po mendoni që t’i hyni seriozisht. Megjithatë sapo të kuptoni që funksionon do ta kuptoni që keni vepruar saktë.

Shigjetari-Mund të zgjidhni që të dilni nga një lidhje. Një person të cilin e mendonit se kishit një lidhje të veçantë ju ka vërtetuar që është i largët. Partneri/ja ka qenë duke kaluar një periudhë të vështirë dhe ka nevojë për reflektim.

Bricjapi-Do t’ju ulen shpresat për një lidhje të caktuar. Është momenti për të bërë disa biseda serioze. Kjo do t’ju rikthejë energjinë.

Ujori-Do të keni disa pengesa rrugës në lidhje me një lidhje. Do ishte mirë që të kalonit pak kohë vetëm. Më pas mund të ribashkoheni me shpirtin binjak dhe kjo do të ishte më inspirues.

Peshqit-Do të jeni në dilemë. Do të dashuroni marrëzisht një person që po tregon interes. Gjeni veten tek ky person.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564