Dashi- Gjatë pjesës së parë të ditës do të keni në krahun tuaj Hënën e cila gjatë pasdites do të kalojë në shenjën e Demit. Aftësia për zgjidhjen e problemeve do të jetë prezente dhe do t’ju bëjë që e gjithë dita të jetë e mbushur me aktivitet.
Demi- Hyrja e Hënës në shenjë do t’ju gjallërojë. Mundohuni të mbani kontaktet me persona të cilët keni kohë që nuk i keni parë dhe që kanë qenë të rëndësishëm për ju.
Binjakët- Nëse jeni në një lidhje duhet të ruani vetëkontrollin, në të kundërt do lindin edhe debate. Financat nuk do të jenë shumë të stabilizuara kështu që duhet të tregoheni shumë të matur me shpenzimet e tepruara.
Gaforrja- Në jetën në çift do të keni debate dhe zënka. Situata do të jetë mjaft delikate dhe duhet të keni kujdes me ato që do të thoni. Financat do të kenë nevoje për një menaxhim më të mirë. Nëse shpenzoni pa menduar do të shkoni drejt katastrofës.
Luani- Përpiquni të ndryshoni edhe mënyrën se si mendoni, në përputhje me rrethanat. Sot asgjë nuk do të paraqesë një kërcënim të drejtpërdrejtë për ju, megjithatë një rrezik i fshehur mund të jetë në pritje. Jini vigjilentë.
Virgjëresha- Do të ndiheni më të qetë gjatë pasdites kur Hëna dhe Jupiteri do t’i bashkohen shenjës së Demit. Mos ngurroni të ndërmerrni iniciativa të reja ,dhe do të rezultoni të suksesshëm.
Peshorja– Sot mund të jeni të prirur për aventura si pasojë e rritjes së ndikimit në shenjë të Uranit dhe Plutonit. Rreziku qëndron në faktin se mund të harroni prioritetet tuaja më të rëndësishme.
Akrepi– Gjatë mëngjesit tregohuni optimist pavarësisht rrethanave. Gjatë ditës humori, kushtet tuaja fizike dhe ngjarjet e ditës do të sjellin gëzim duke realizuar papritur dëshirat tuaja të fshehta.
Shigjetari– Klima në jetën tuaj në çift do të jetë mjaft delikate gjatë ditës së sotme. Bëni shumë kujdes me çdo gjë që do të thoni nëse nuk doni të keni probleme të mëdha me partnerin. Në planin financiar mos prisni ndihmë nga askush, por merrni sa më shpejt masa që të stabilizoni situatën.
Bricjapi- Fati është me ju sot falë pranisë se Jupiterit dhe Hënës në shenjën e Demit. Surpriza dhe takime të këndshme janë të rezervuara për ju.
Ujori- Shpenzimet e sotme do të diktohen nga humori juaj, por mundohuni që të bëni vetëm blerjet e nevojshme. Mundohuni të kombinoni praktikën me imagjinatën, në mënyrë që problemet e punës të zgjidhen lehtësisht dhe marrëveshjet të bëhen të suksesshme.
Peshqit- Afërdita dhe Jupiteri do ju ndihmojnë që të keni sukses në aspektin profesional. Do të jetë një ditë me shumë aktivitet dhe kreativitet çka mund t’ju bëjë të keni përfitime materiale por edhe morale.