INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:38 01-02-2021

Dashi-Do të keni vështirësi që të kuptoni partnerët. Nëse keni nevojë që të diskutoni për një çështje delikate atëherë momenti më i mirë është që ta bëni gjatë darkës. Do të merrni një reagim të tensionuar ose jo. Është ide e mirë që ndoshta të fokusoheni në një gjë tjetër ndërkohë.

Demi-Një situatë në punë do t’ju kapë në befasi. Sot do të zbuloni arsyen pse një person ju dukej sikur sillej çuditshëm në prezencën tuaj. Ky person mund të ketë ndjenja ndaj jush. Tashmë janë bërë të pamundura që këto emocione të mbahen brenda vetes.

Binjakët-Sot do të jetë një ditë pasionante. Nëse do të shkoni në një takim përgatituni për çdo gjë. Do të keni përshtypjen se e keni njohur këtë person prej kohësh. Më në fund do të jeni në paqe në marrëdhënien tuaj.

Gaforrja-Duhet të nisni që të përdorni një metodë të re pasi nuk jeni nga ata persona që nuk ju thuhet jo. Duhet që t’ia tregoni personit që po dilni në takime se aktualisht nuk jeni të disponueshëm për ta vazhduar. Keni dëshirë të njihni edhe persona të tjerë.

Luani-Do të kënaqeni në takimet që do të bëni me shoqërinë. Do të bëheni akoma më të thellë kur të bëni një bisedë me një person të ngushtë. Nuk do nxitoheni në gjëra serioze shumë shpesh. Një lidhje që zhvillohet gradualisht është perfektë. Do të nisni që të komunikoni mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Virgjëresha-Kujdes nga ndjenjat sot. Do të mund të bisedoni me personin e zemrës. Gjërat kanë nevojë që të ndryshojnë. Duhet që të flisni nga thellësia e zemrës që të ndryshojnë gjërat. Guxoni!

Peshorja-Duhet që të punoni me personin e zemrës që të zgjidhni të gjitha problemet që keni. Keni tendencën që të zhyteni në emocione më shumë se sa të jeni të pranishëm në një marrëdhënie. Duhet që të jeni të vërtetë.

Akrepi-Edhe miliona kilometra të kishit vrapuar nuk do të përballeshit me një situatë romantike si sot. Universi po ju detyron që të shikoni diçka që nuk doni ta pranoni se ekziston. Në të vërtetë nuk është kaq keq. Duhet që të vazhdoni përpara me vetëbesim dhe gjërat do të zgjidhen në fund.

Shigjetari-Është i pashmangshëm një ballafaqim me partnerin. Nëse jeni fokusuar në gjëra të tjerë atëherë duhet që të lini për pak kohë marrëdhënien. Megjithatë pavarësisht çdo gjëje sot do të mund të kuptoni më shumë njëri-tjetrin.

Bricjapi-Nuk keni për t’i shpëtuar as ju. Në fund do ta kuptoni se jeni xhelozë. Megjithatë kjo nuk ju pengon që të jeni të ndjeshëm dhe pasionantë. Nesër do t’i riktheheni normalitetit.

Ujori-Do të jeni në fazën ku nuk mund të fshihni ndjenjat më. Nëse nuk thoni gjë do të mbaheni përgjegjës për ato që do të ndodhin më pas. Flitini personit përballë dhe shpjegojani gjërat. Duhet që të qëndroni të arsyeshëm sa është e mundur.

Peshqit-Marrëdhëniet kanë nevojë të futen në një ndryshim. Keni arritur pikën kritike dhe duhet që të bëni diçka për këtë. Nëse mbani të njëjtën marrëdhënie si më parë do të shkoni në humnerë. Është koha për të përqafuar marrëdhëniet e reja.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719