INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Jo vetëm qejf në fundjavë, por edhe lek… Këto shenja gjithmonë kanë fat!

Horoskopi ditor/ Jo vetëm qejf në fundjavë, por edhe lek… Këto shenja gjithmonë kanë fat!

Publikuar më: 07:27 29-06-2018

DASHI

Plutoni do nuk do iu bëjë aspak tolerante sot. Nëse lidhja juaj është në fije të perit, pasojat mund të jenë të rënda. Në planin financiar Urani do iu bëjë më të kthjellët dhe nuk do shpenzoni pa u menduar mirë sa buxhet keni.

DEMI

Venusi do ndikojë tek jeta juaj në çift çka do të thotë se do mbizotërojë një ambient i këndshëm dhe i ekuilibruar. Sektori financiar nuk do përbëjë asnjë problem. Do merreni edhe më shumë me menaxhimin e buxhetit.

BINJAKET

Nuk do jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite për t’iu përkushtuar aq sa duhet dashurisë. Financat do jenë më se të mira. Investoni atje ku keni më shumë nevojë.

GAFORRJA

Jeta juaj në çift nuk do ketë ndodhi të rëndësishme gjatë kësaj dite. Sektori financiar do jetë i mbrojtur nga Jupiteri. Do e hidhni çdo hap me shumë kujdes dhe nuk do bëni shpenzime kot së koti.

LUANI

Për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, gjërat do shkojnë për mrekulli në sektorin e dashurisë. Do jetë ditë me fat edhe në planin financiar. Buxheti do jetë më i qëndrueshëm dhe do punoni për ta përmirësuar atë.

VIRGJERESHA

Çdo iniciative që do merrni sot në planin sentimental do i bëjë shumë mirë lidhjes suaj. Financat do jenë të stabilizuara. Nëse tregoheni pak më të matur me shpenzimet ato do fillojnë të rriten.

PESHORJA

Marrëdhënia me partnerin do jetë e mirë dhe do keni gjithë bekimin e yjeve. Konfliktet që keni pasur do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë. Mos harxhoni para pa kursim dhe për gjëra të kota sepse ka rrezik të mbeteni pa gjë në xhep.

AKREPI

Rastet për të përjetuar aventura të shkurtra do të shtohen dhe ju do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit. Neptuni do iu ndihmojë të shpenzoni me mençuri dhe pa tronditur aspak buxhetin. Ditë e mirë në këtë plan.

SHIGJETARI

Urani dhe Neptuni do të bëhen bashkë sot dhe do sjellin për të gjithë ata që jetojnë në çift një rizgjim të pasionit. Pritet të keni një takim të rëndësishëm sot që do ua mbushë ditën me gëzim. Para se të firmosni kontrata financiare mendohuni mirë.

BRICJAPI

Ambienti i çifteve do jetë i ftohtë. Ka rrezik që të lindin konflikte të ashpra të cilat do iu mërzitin jashtë mase. Tregohuni shumë të matur me fjalët që do thoni. Jupiteri do iu sjell fat me financat.

UJORI

Venusi këshillon që sot të tregoheni më të kuptueshëm me partnerin tuaj. Do iu gjeni zgjidhje sot problemeve financiare. Idetë do i keni të mira dhe disa të afërm do iu ndihmojnë.

PESHQIT

Duhet të tregoheni shumë të matur sot në jetën në çift. Klima do jetë e tillë sa që një shkëndijë e vogël mund t’i vërë flakën gjithë asaj që keni ndërtuar deri më sot. Do bëni shumë shpenzime dhe kjo do iu pengojë të stabilizoni buxhetin.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998