INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Kujdes, nëse dikush bëri një plan tëndin të shkojë keq mos e mallko këtë fakt, por...

Horoskopi ditor/ Kujdes, nëse dikush bëri një plan tëndin të shkojë keq mos e mallko këtë fakt, por...

Publikuar më: 09:58 18-08-2019

Dashi

Këto kohë ke bërë shumë gjëra të mira. U je gjendur pranë atyre që kanë patur nevojë. Në këto momente gjendesh në vështirësi por mos u shqetëso, çdo gjë do të shkojë  mirë, dhe kjo sepse e meriton për çdo gjë që ke bërë. Universi shumë shpejt do të të tregojë se në cilën rrugë duhet të ecësh.

Demi

Je shumë  i sjellshëm dhe bujar. Nëse dikush bën diçka të mirë për ty ti i je gjithmonë mirnjohës. Madje dhe përpiqesh ti kthesh mbrapsht nderin. Pavarësisht kësaj, domethënë faktit se gjithmonë mundohesh t’ia kthesh njerëzve të mirat duhet të fillosh dhe të kuptosh se ti u ke bërë ndere këtyre njerëzve dhe më parë. Për këtë arsye nuk duhet të ndihesh në presion kur mërr një gjest të mirë nga dikush.

Binjakët

Këto kohë je duke kaluar keq prej disa vështirësive. I je mirënjohës çdo njeriu që po përipqet të të ndihmojë dhe inspirojë. Por qetësohu, kohëve të tua të këqija po i vjen fundi sepse universi tashmë do ta kthejë pllakën për ty. Gjithçka do të vijë në favorin tënd dhe le të shpresojmë se kjo gjë do të të lumturojë.

Gaforrja

Në botën tënde shumë shpejt do të të duket sikur diçka magjike po ndodh. Edhe pse ti dëshiron shumë që të jetë e vërtet, do të vazhdosh të kesh dyshimet e tua. Duhet ta vlerësosh dhe ta shijosh atë që është rrugës për tek ti. Pranoje që ajo magji do të jetë e vërtetë dhe nuk ke asnjë arsye të dyshosh.

Luani

Nëse për momentin në jetën tënde ka disa gjëra që nuk të bëjnë plotësisht të lumtur dhe nuk i shijon aq sa duhet ke nevoj të dish se kjo po ndodh përshkak të rrethanave të tanishme. Nëse arrin të kuptosh këtë gjë, atëherë do të jesh në gjëndje të ndryshosh çdo gjë për mirë.

Virgjëresha

Dikush në këto momente po përpiqet të të ndihmojë të kalosh disa nga frikërat e tua. Edhe pse ata njerëz do të ofrojnë gjithë ndihmën dhe inspirimin e duhur, gjëja më e rëndësishme është që ti vet të punosh me atë çfarë ke frikë. Nëse me të vërtët do të kalosh diçka që të shqetëson, atëherë duhet të ndryshosh mënyrën si mendon.

Peshorja

Edhe pse gjërat nuk janë aq perfekte sa ti do që të jenë, duhet të kuptosh që gjërat mund të ishin akoma më keq por ja që nuk janë. Duhet të mendosh me pozitivitet dhe se gjithçka do të shkojë aty ku ti do. Një tjetër nivel lumturie është gati për të ardhur tek ti por kjo do të thotë se duhet të fillosh të punosh me veten në mënyrë që ta bësh atë lumturi të ndodhi.

Akrepi

Dikush të gjykon për faktin se ti e sheh botën me ngjyra. Të duket dekurajuese dhe e pashpresë të dëgjosh diçka të tillë. Ti kërkon të besosh që ajo çfarë ti do mund të arrihet dhe është e vërtetë. Duhet ti kujtosh vetes se nëse e do diçka dhe punon për të, atëherë është e sigurt që do ta marrësh. Largo negativitetin dhe kap ëndrrën tënde.

Shigjetari

Nëse dikush bëri një plan tëndin të shkojë keq, mos e mallko këtë fakt. Në vënd të kësaj, provo ta festosh këtë që ndodhi dhe të reflektosh se çfarë shkoi keq dhe çfarë mund të ishte bërë ndryshe. Mëso nga ajo që ndodhi. Kupto se atë çfarë mësove në këtë rast nuk do e kishe mësuar në një moment tjetër.

Bricjapi

Ti akoma nuk e ke kuptuar se sa shumë energji, kohë dhe mundim ke dhënë për një projekt të caktuar tëndin, port ë tjerët tashmë e kanë vënë re këtë gjë. Shiko përreth dhe kupto çfarë ke arritur. Duhet të ndihesh krenar dhe i plotësuar.

Ujori

Nëse sot gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ti ke dashur, duhet të ndryshosh mënyrën si mendon. Duhet të jesh më i përgatitur dhe të presësh çdo gjë që jeta të sjell. Programo jetën tënde dhe mënyrën si do të arrisësh suksesin, por mos mendo se gjithmonë do të shkojë sipas progamit. Ji fleksibël.

Peshqit

Këto kohë po dëgjon komente negative dhe pozitive për diçka që ke bërë. Kjo të shtyn të mos jesh i aftë të gjesh përgjigjet që kërkon. Ajo çfarë ka rëndësi në fund të ditës është se si ti ndihesh për gjërat që ke bërë. Mos e nënvlerëso faktin se ti vet mud të kuptosh fare mirë kë drejtim të marrësh. Ji përgjegjës për jetën tënde.

Article Logic
Execution time: 0.0039408206939697