INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Lajme të mira për këto shenja, zbuloni çfarë ka rezervuar FATI për ju!

HOROSKOPI DITOR/ Lajme të mira për këto shenja, zbuloni çfarë ka rezervuar FATI për ju!

Publikuar më: 09:37 06-11-2020

Dashi-Nëse jeni në gjendje që të shkoni në një festë të vogël do t’ju duhet që të qëndroni me këmbë në tokë. Do t’ju rrëmbejë pasioni dhe do të kapeni në befasi. Mos u përfshini shpejt në romancë.

Demi-Dashuria ka nevojë për kujdes sot. Keni një mundësi për të dhënë një impresion të veçantë tek një person që ju ka shikuar prej së largu. Mos e jepni veten menjëherë. Ky person nuk do të lëndohet që po e lë të presë, por do t’ju vlerësojë më shumë.

Binjakët-Do ta çoni atje ku dëshironi jetën tuaj dashurore. Do të prisni një situatë për të zhvilluar më në fund shansin për të shpenzuar kohë me një person që e pëlqeni shumë. Mos e prishni këtë mundësi.

Gaforrja-Qëndroni në gatishmëri sot. Dikush po përpiqet që të futet në jetën tuaj sot. Do t’ja arrijnë qëllimit. Sido qofshin situatat mos e jepni veten.

Luani-Nuk do të jeni në gjendje që ta mbani deri në fund “kërcënimin” që vjen nga pasioni. Yjet po bëhen gjithnjë e më të vështirë për t’u rezistuar. Nëse qëndroni të fortë edhe për disa ditë atëherë do ta fitoni luftën.

Virgjëresha-Do të vendosni që ta lini një ditë “pushim” dashurinë. Do të ndjeni një atmosferë të fortë nga një person të caktuar. Po përpiqen që të arrijnë përballë jush në një pozicion të caktuar. Mos e lejoni nëse nuk doni. Jeni njerëz të fortë, të ngrohtë, të sjellshëm, por duhet që të mbani distancë në disa momente të caktuara.

Peshorja-Ju dhe partneri po afroheni gjithnjë e më shumë. Është momenti i duhur për të treguar ndjenjat dhe për të harxhuar sado pak kohë bashkë. Përfitoni nga kjo mundësi dhe do të forconi lidhjen. Jepini njëri-tjetrit hapësirën e duhur dhe mundësinë për të shkëlqyer.

Akrepi-Planetet po punojnë që t’ju japin një ndjenjë të thellë pasioni. Do t’ju duket paksa kundërshtuese dhe do të krijojë një bllokim në komunikimin tuaj. Nëse doni që të përmirësoni disa çështje atëherë lërini që të shkojnë.

Shigjetari-Do të mundoheni që të shkoni shumë shpejt në destinacion sot, duke pasur parasysh edhe energjinë që ju karakterizon. Një person i veçantë është përpjekur që t’ju joshë prej disa kohësh. Por ju nuk e doni këtë gjë.

Bricjapi-Nuk do të jeni në humor të mirë për shkak të marrëdhënies aktuale në çift. Keni mundësinë që të tërhiqni drejt pozitivitetit partnerin, por ai nuk do që të marrë pjesë në këtë gjë. Duket sikur çfarë do që të bëni, do të bëjë të kundërtën e asaj që doni ju.

Ujori-Nëse do të shkoni diku në takimin e parë atëherë mund të prisni që të jetë një mbrëmje e veçantë. Është një ndjenjë e fortë pasioni mes jush. Çfarë ndodh nga ky moment ka për të qenë e mrekullueshme, thjesht duhet që të keni kurajon që ta ndiqni.

Peshqit-Duke pasur parasysh atmosferën e ditës do të jeni në gjendje që të tërhiqni një person të veçantë. Në fakt është pasioni që ju bën të ndjeni kaq shumë për këtë njeri. Megjithatë jepini vetes në kohë. Vëzhgoni pak përpara se të përfshiheni.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936