INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR me surpriza/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR me surpriza/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 10:28 05-03-2021

Dashi- Nuk do të jetë edhe aq e lehtë të merreni njëkohësisht me problemet tuaja private apo familjare dhe impenjimet profesionale, për shkak të pozicionit kundërshtues mes Marsit dhe Jupiterit.

Demi- Mërkuri, i cili është një pozicion shumë të favorshëm, ndër të tjera ju stimulon krijueshmërinë dhe dëshirën për të sjellë novacione. Ndërsa mbrëmja e sotme pritet të jetë shumë interesante.

Binjakët- Në një periudhë me shumë telashe dhe stres, rekomandohet që t’i kushtoni më tepër kohë vetes dhe familjes tuaj, duke lënë mënjanë përkohësisht impenjimet e tjera. Duhet të bëni kujdes në raport me partnerin.

Gaforrja- Do të jetë shumë më mirë për ju që para se të mendoni për të kaluar një ditë me shumë shpenzime, të mendoni më shumë për financat tuaja. Në mbrëmje do të kaloni çaste romantike me partinerin/en.

Luani- Do të jetë një ditë e mrekullueshme për harmonizimin e marrëdhënieve martesore dhe vendosjen e disa mospërputhjeve në një terren miqësor. Mund të gjeni shumë gjëra tunduese rreth jush.

Virgjëresha- Duket se është një periudhë mjaft intensive në aktivitete shoqërore, sidomos gjatë kësaj paradites, por duhet të mundoheni të jeni shumë racionalë, ndryshe nuk do të mund t’i bëni ballë të gjitha impenjimeve.

Peshorja- Duket se do të kaloni një ditë shumë të mirë, pasi Mërkuri e Afërdita janë në një pozitë të favorshme. Fusha sentimentale duket mjaft interesante, por kujdes me shpenzimet e tepërta.

Akrepi- Sot është një ditë për t’u qetësuar. Dilni me miqtë tuaj dhe shijoni kohën nën shoqërinë e tyre. Të punuarit në një projekt krijues i lidhur me psikologjinë, artin estetik ose dhe bamirësinë do të sjellë shumë kënaqësi për ju.

Shigjetari- Me zhvendosjen në një orbitë kritike të disa planetëve, ku spikat Jupiteri dhe Mërkuri, nuk duhet të prisni shumë nga një ditë që duket jo e qetë. Është Hëna ajo që ju asiston në planin sentimental.

Bricjapi- Duket një periudhë mjaft e qetë sidomos për ata që në përgjithësi nuk kanë probleme me anën profesionale dhe me ekonominë. Megjithatë, kjo s’do të thotë që gjatë mbrëmjes të jeni apatikë.

Ujori- Sot nuk është dita e duhur kur ujorët mund të mendojnë për punët e brendshme, bizneset ose çështjet materiale. Kjo është koha e duhur për romancë ose për një lloj lidhje të bazuar në besim të plotë, kreativitet dhe dëshirë për të zgjeruar horizontin.

Peshqit- Planetet sot mund të shkaktojnë konfuzion tek ju, por kjo situatë nuk do të ndikojë shumë gjatë ditës. Rekomandohet që partnerit/es t’i kushtoni më shumë vëmendje.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275