INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR me surpriza/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR me surpriza/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 10:29 17-10-2021

Dashi

Në dashuri pritet të jetë një e diel interesante, pasi jeni në një periudhë të favorshme për të gjetur një dashuri të re. Në punë ka të ngjarë që më në fund të ketë një mundësi për shpengim, por shumë gjëra varen nga ju.

 

Demi

 

Në dashuri është një ditë e favorshme ku mund të përpiqeni të rikuperoni marrëdhënien me partnerin/en. Në punë këto ditë ndiheni pak të mbingarkuar nga përgjegjësitë e shumta që keni dhe as e diela nuk ju lë rehat.

Binjakët

Në dashuri, Hëna në disavantazh dhe Venusi sjellin disa dilema në çift. Në punë jeni duke dalë nga një periudhë e vështirë. Që kjo të bëhet mirë, duhet të ndryshoni disa gjëra, pse jo edhe mendësi.

Gaforrja

Në dashuri kjo e diel mund t’ju japë emocione të bukura për të jetuar me partnerin tuaj. Në punë disa shpenzime të vogla mund të vonojnë projektin tuaj të punës.

Luani

Në dashuri duhet të përballeni me partnerin tuaj për çështje të pazgjidhura. Ditë interesante në punë, por ju është dashur të lini një punë tjetër për ca kohë.

Virgjëresha

Edhe sot e kësaj dite nuk dukeni fort të motivuar për një lidhje. Në punë nuk ndiheni mirë në nivelin psikologjik, ndaj këtë të diel është më mirë të pushoni.

Peshorja

Në dashuri ka probleme të vogla me partnerin, por asgjë që nuk mund të zgjidhet. Në punë, dikush kohët e fundit ka lëvizur ose ka bërë disa zgjedhje radikale gjatë muajve të fundit.

Akrepi

Në dashuri është një e diel premtuese, por përpiquni të qëndroni larg njerëzve që mund të krijojnë vështirësi në jetën tuaj. Në punë gjëja e rëndësishme është të flasësh vetëm nëse është patjetër e nevojshme.

Shigjetari

Në dashuri është një e diel e ndrydhur, mund ta gjeni veten me një person që ju mërzit. Në punë mos prisni gjithçka menjëherë, do të hasni disa pengesa.

Bricjapi

Në dashuri, tek çiftet, për arsye të ndryshme ka pasur një ndarje ose heshtje, por kjo e diel sjell një pajtim. Në punë duhet të karikoni bateritë sepse ditët e së hënës dhe të martës do të jenë të rënda.

Ujori

Në dashuri, një ditë interesante për të konsoliduar marrëdhëniet. Në punë marrëdhëniet janë të rëndësishme, ndoshta në këto ditë ka një situatë pune për t’u rishikuar.

Peshqit

Në dashuri, e diela është interesante dhe është mirë kur përjeton disa emocione të bukura. Në punë do të donit më shumë, por për momentin duhet të bëni gjithçka dhe pa pasur çdo gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0031168460845947