INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:33 22-06-2020

Dashi

Do donit që kjo ditë të hiqej nga kalendari. Hëna dhe Mërkuri do jenë shkaktar për këtë gjë. Do ju ndodhë një problem i madh në punë, për të njëjtën arsye si gjithmonë, do bëni gabime. Në marrëdhënie me partnerin do keni mungesë dashurie dhe do ndiheni të vetmuar. Po përjetoni një fazë të çuditshme.

Demi

Hëna në fushën e tretë lehtëson kontaktet sociale. Gjërat do ecin më së miri, do ju vijnë mundësi të arta nga njerëz me pushtet. Në frontin sentimental, dashuria do jetë e fortë. Nëse jeni të martuar do keni biseda të këndshme me partnerin dhe fëmijët.

Binjakët

Mund t’ju vijnë mundësitë e duhura për të nxjerrë aftësitë dhe cilësitë tuaja që nuk po i përdorni aktualisht. Në punë, gjëja më e rëndësishme është të keni një qëllim dhe ta çoni deri në fund, por pa gabime. Në dashuri, mund t’ju rikthehen ndjenjat e bukura.

Gaforrja

Mundësi të shkëlqyera në frontin profesional. Do krijoni diçka që do zgjasë gjatë, kursimet do rriten falë të ardhurave dhe aftësitë tuaja për t’i menaxhuar ato do përmirësohen. Një aktivitet fizik do ju nxjerrë nga dembelizmmi ku jeni zhytyr. Hipini biçikletës dhe shëtisni nëpër qytetin apo fshatin tuaj.

Luani

Padyshim që nuk është faji juaj që ndodhin gjëra të papritura, por fakti që planet tuaja janë prishur nuk do ju pëlqejë aspak. Më mirë hiqni dorë nga këto plane sepse nëse këmbngulni do e përkeqësni më shumë situatën. Partneri juaj do ju duket i pakapshëm por është vetëm një frikë e çastit, ai do ju gjendet pranë sa herë keni nevojë.

Virgjëresha

Ju jeni në harmoni të përsosur me botën përreth jush dhe kjo mund të ndikojë vetëm pozitivisht në gjendjen shpirtërore dhe buzëqeshjen tuaj. Shanset për të gjetur vendin tuaj në shoqëri janë të shkëlqyera, falë pozitivitetit të sotëm të Hënës. Ju dëshironi të argëtoheni, dhe të shijoni jetën; forma e shkëlqyer fizike që keni në këtë moment do t’ju lejojë të bëni atë që ju pëlqen më së miri.

Peshorja

Do ndjeheni të tensionuar, të lodhur, kritikë dhe plot pretendime. Shmangni blerjet, nuk jeni në gjendje të bëni blerje interesante, e lëre më me një çmim të mirë. Do keni një grindje të vogël me partnerin por gjithçka sqarohet falë një shpjegimi të sinqertë dhe përuje nga ana juaj.

Akrepi

Yjet sot inkurajojnë kontaktin me njerëzit e tjerë dhe ju bëjnë mjaft popullorë. Të pajisur me një magnetizëm të fortë personal do të keni një imagjinatë të jashtëzakonshme që nuk do ju lelojë të humbasni kurrë aspektin praktik të gjërave. Do të udhëtoni ose do të merrni një lajm të rëndësishëm. Mos neglizhoni sportin.

Shigjetari

Hëna në fushën e tetë. Saktësia dhe programimi janë kartat më të mira të ditës! Ndihesh kurioz, intuitiv dhe i mençur; idetë imagjinare burojnë nga mendja juaj, të gatshme për t’u shndërruar në projekte të suksesshme. Koha ideale për të zbatuar një ndryshim të rëndësishëm. Disa prej jush nuk do të humbasin një mundësi, mbase një marrëveshje të mirë.

Bricjapi

Ajo që keni jetuar për disa ditë me siguri nuk është një periudhë rrezatuese: Hëna ju shikon anash dhe ndjeheni të hutuar dhe nervozë. Kryerja e angazhimeve të ndryshme nuk është e lehtë dhe madje as të bisedosh në mënyrë paqësore me njerëz të afërt. Gjithçka do ju duket më e lodhshme se zakonisht, prandaj përpiquni të pushoni pak. Situata do përmirësohet në mbrëmje.

Ujori

Shfrytëzoni situatën për të rregulluar më mirë atë që nuk funksionon, si në punë ashtu edhe në jetën private. Ditë ideale për të sqaruar çështjet dhe marrëdhëniet me njerëzit. Do të gjeni diçka që keni humbur. Kujdesuni për veten tuaj duke filluar nga trupi, duke i dhënë vetes disa trajtime.

Peshqit

Do të jetë e lehtë për ju që tëarrini pozicione prestigjioze, ta vendosni veten në vend të parë, të rirregulloni punën tuaj, të përballeni dhe të zgjidhni edhe çështje të vështira. Frekuentimi i palestrës mund t’ju bëjë mirë, pasi ju lejon të shoqëroheni dhe të vendosni marrëdhënie ndërnjerëzore, interesante dhe të këndshme. Dashuria do të jetë si një përrallë: e aftë t’ju tërheqë në një vend të mrekullueshëm!

Article Logic
Execution time: 0.0042300224304199