INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:32 01-09-2020

Dashi- Debatet që keni pasur me partnerin do t’i zgjidhni sot dhe do të ndiheni më të qetë. Në planin financiar do të jeni më të matur dhe do arrini t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur.

Demi- Duket në përgjithësi një kuadër yjor i favorshëm që pritet të sjellë një ditë pozitive, edhe pse Merkuri është në një orbitë që nuk ju mbështet aq sa duhet. Me partnerin do të keni raporte intensive.

Binjakët- Me hyrjen e Mërkurit në shenjë, i cili do të mbështesë Jupiterin dhe Marsin, nuk ka se si të mos jetë një ditë e favorshme për shumë prej jush. Kujdes, sepse mund të bini në konfuzion.

Gaforrja- Jeni në një moment të mirë dhe duhet të përfitoni akoma më shumë tani që Mërkuri stimulon sektorin e punës dhe ekonominë. Megjithatë, Hëna mund të sjellë momente melankolie.

Luani- Dashurohuni ashtu si ta ndjeni sot ju të dashuruarit dhe mos mendoni aspak për të ardhmen apo për mendimet e te tjerëve. Është jeta juaj dhe duhet ta jetoni ashtu si e mendoni. Kujdes me financat sepse situata mund të bëhet shumë delikate.

Virgjëresha- Planetët Marsi dhe Urani janë mjaft aktivë sot, prandaj edhe ju do të jeni shumë sensibël e gati për t’u kundërpërgjigjur. Erosi duket se është në rënie.

Peshorja- Ditë harmonike ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kaloni për mrekulli së bashku dhe nuk do të keni aspak debate. Në planin financiar do të keni ndihmë të madhe nga të afërmit dhe do të jeni më të qetë.

Akrepi- Në asnjë moment mos e lini pas dore partnerin tuaj. Duhet të mendoni ta surprizoni në ndonjë moment. Të ardhurat do të jenë mjaft inkurajuese.

Shigjetari- Dialogu do të rivendoset sërish në jetën tuaj në çift dhe do të mund të zgjidhni edhe disa probleme të vogla që më parë ju kanë shqetësuar. Në planin financiar do e dini mirë si të veproni për ta pasur situatën nën kontroll.

Bricjapi- Nën ndikimin e planetëve të shumtë, pjesa më e madhe e të cilëve ju mbështesin, do të arini të vini në vijë një ide apo projekt, por nuk duhet që ta lini përgjysmë.

Ujori- Edhe sot duket një ditë rutinë, por Afërdita dhe Mërkuri do të kënë një efekt të menjëhershëm dhe do t’ju “zgjojnë” nga qetësia ku keni rënë.

Peshqit- Duke pasur parasysh kuadrin yjor dhe tranzitin aktual të yjeve në të, duket se dita e sotme do të jetë mjaft pozitive.

Article Logic
Execution time: 0.0037741661071777