INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:39 11-09-2020

Dashi-Mund ta shijoni ditën e sotme vetëm nëse jeni në humorin e duhur. Do të merrni disa pyetje pikante, kështu që duhet të jeni të përgatitur për të dhënë përgjigjet e duhura. Duhet që të filloni që të mendoni që tani.

Demi-Duket sikur jeni në majë të botës. Jeni gati të shprehni ndjenjat ndaj një personi. Mirëpo kjo gjë që po bëni ju vë në siklet personin tjetër. Duhet që të ndiqni një qasje tjetër më të butë.

Binjakët-Pozicioni i planeteve do t’ju bëjë më në fund të ndjeni pasionin që keni kërkuar prej kohësh, por nuk kishte ndodhur kurrë. Duhet që të jeni vetvetja. Dikush ju adhuron për mënyrën si jeni.

Gaforrja-Edhe ju keni vështirësitë tuaja që të qëndroni gjithmonë moskokëçarës. Duhet që mbi të gjitha të gjeni vetveten dhe të mos merrni flakë pas situatave të ndryshme. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i shprehni ndjenjat një personi të veçantë.

Luani-Ka shumë gjëra për të folur për pasionin. Sot keni mundësinë që t’i përballoni të gjitha situatat. Duhet të konsideroni marrëdhënien me një person, madje t’i shprehni se si ndiheni në të vërtetë.

Virgjëresha-Të dashuruarit nuk e kanë problem të shprehin pasionin që kanë për njëri-tjetrin. Mirëpo kohët e fundit kenë qenë të turpshëm për të treguar se çfarë ndjeni. Ky është momenti i duhur për të lënë pas krahëve të gjitha të këqijat sa i përket marrëdhënies në çift.

Peshorja-Sot do të harxhoni pjesën më të madhe të kohës duke formuar dije të ndryshme. Jeni shumë intuitivë si natyrë. Ëndrrat tuaja kanë për t’u bërë realitetet.

Akrepi-Në këto momente ndiheni shumë idealistë dhe shpresëplotë. Edhe intuitën e keni të fortë. Duket e vështirë që të influenconi njerëzit e afërt, megjithatë duhet që t’i shprehni ato që keni për të thënë.

Shigjetari-Sot duhet që të bëni qejf. Shijoni ditën. Merrni pjesë në aktivitete të ndryshme. Nuk është momenti i duhur për të bërë thashetheme, por për të lëvizur.

Bricjapi-Është dita për të komunikuar me disa miq me të cilët kishit kohë pa folur. Ndiqni intuitën. Shkruani idetë tuaja dhe përdorini më vonë gjatë punës.

Ujori-Do të kuptoni se pasioni ditën e sotme është shumë vështirë për t’u përballuar. Megjithatë duhet që të mos e përdorni më sjelljen e ditëve të fundit. Do të ketë disa probleme të vogla sa i përket financave.

Peshqit-Duhet t’i harroni të gjitha dhe të përshtateni me situatat. Mundohuni që të përfitoni në punë dhe të ndaloni të tjerët të marrin avantazhe nga ju. Nëse ndiheni të sigurt me veten, vazhdoni përpara me spontanitetin që ju karakterizon.

Article Logic
Execution time: 0.0037951469421387