INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:36 15-09-2020

Dashi- Në dashuri do të jeni energjik dhe gjatë kësaj dite. Do të krijoni një listë me gjërat që doni të bëni me njeriun e zemrës. Edhe në punë do të ketë zhvillime pozitive.

Demi- Sa më shumë objektivi duket më i afërt aq më tepër shtohen vështirësitë për ta arritur dhe pengesat që ju sjellin të tjerët. Humori juaj është i alternuar dhe kjo gjë ju bën të mos jeni shumë të disponueshëm për të tjerët.

Binjakët- Është vërtetë e vështirë dhe aspak e pëlqyeshme t’i rikthehesh një pune të lënë përgjysmë. Duhet të jeni më bindës për idetë tuaja.

Gaforrja- Është një ditë mjaft e mirë për ju, sepse do të jeni në ndikimin e Afërditës dhe ylli i dashurisë nuk ju lë asnjëherë në baltë. Zgjidhja e një problemi kërkon edhe kontributin tuaj.

Luani- Hëna është në shenjën tuaj dhe dashuria është mjaft e favorizuar, ndaj përfitoni. Situata paraqitet tejet pozitive edhe sa i takon punës.

Virgjëresha- Megjithëse të gjitha numrat flasin për ju, të paktën në fushën profesionale, duket se kjo nuk ju bën edhe aq përshtypje. Ndoshta ngaqë e keni mendjen tek çështjet e zemrës.

Peshorja- Jeni akoma në kohë të bëni bilancet në planin ekonomik, para se të jetë vonë, sepse në një klimë të pafavorshme për financat tuaja, nuk ka kuptim të shpenzoni pa kriter.

Akrepi– Sot do të keni mbështetjen e planetëve dhe falë tyre do të ndërmerrni disa veprime për të cilat më parë keni qenë në mëdyshje. Do të keni një suprizë në aspektin sentimental.

Shigjetari- Periudha që po kaloni është plot vështirësi dhe në një farë mënyre edhe e mundimshme. Për fatin tuaj të mirë është Afërdita që ju lehtëson nga ana shpirtërore.

Bricjapi- Është një moment delikat për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje dhe ju këshillohet që të mos bëni deklarata të pamenduara.

Ujori- Mund të ndjeheni të lodhur fizikisht, ndoshta edhe të stresuar disi nga moria e punëve që keni përpara, por kënaqësitë do të jenë të shumta.

Peshqit- Përfitoni nga një ditë kur planetët janë të gjithë me ju për t’i hapur rrugën realizimit të një projekti. Jeni disi të mbyllur, por kjo nuk ju ndihmon aspak.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113