INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:38 21-09-2020

Dashi-E sotmja është një nga ato ditë ku do të shfaqni humorin tuaj më të dobët. Nëse personi i zemrës ka ndonjë shqetësim ju do të mundoheni të qeshni me të. Por nuk do të ishte më mirë që ndoshta të bënit të kundërtën?

Demi-Sot do të jeni në humor të shkëlqyer. Do t’ju duhet që të bëni një marrëveshje me një fqinj. Mundohuni që të bisedoni me njerëzit që të fitoni në situata të caktuara.

Binjakët-Çështjet e parave do t’ju bëjnë me dhimbje koke. Prej kohësh keni dashur që të vendosni disa para mënjanë për të ardhmen tuaj mirëpo njëkohësisht doni të blini diçka të re që e keni dashur prej kohësh. Mund t’i bëni të dyja.

Gaforrja-Nëse keni qenë pak të ftohtë me personin e zemrës, sot është momenti i duhur për t’iu afruar dhe për të folur për një ndryshim të mundshëm. Mund të mos merrni përgjigje menjëherë, por duhet që të prisni pak.

Luani-Do të jeni në qendër të vëmendjes. Kjo do t’ju afrojë më shumë me partnerin. Për të plotësuar ditën duhet që të dilni dhe të takoni disa miq.

Virgjëresha-Ka diçka në marrëdhënien tuaj që bën të mos jeni seriozë në maksimum. Nuk ka problem. Nëse shpirti binjak nuk është shumë i ndjeshëm dhe nuk lëndohet mund të shijoni këto momente duke bërë shaka.

Peshorja-Sot zbulohet ana e bardhë e marrëdhënies në çift. Është koha e duhur për të dalë sëbashku dhe për të lënë mënjanë shqetësimet dhe problemet. Nëse po kërkoni për romancë atëherë është momenti për të eksploruar vende të reja.

Akrepi-Sot do të ketë një problem me jetën në çift. Mirëpo duhet që të dilni sëbashku për ta kaluar këtë situatë. Sigurohuni që të jeni të ngrënë mirë.

Shigjetari-Jeni të njohur për buzëqeshjen. Sot do ta vërtetoni akoma më shumë. Keni dëshirë që të bëni shumë shaka me personin e zemrës. Megjithatë duhet të bëni kujdes që me ato që thoni, të mos lëndoni njeri.

Bricjapi-Keni një sens të çuditshëm humori pasi jeni vetë që qeshni me shakatë që bëni. Sot shpirti binjak do t’ju ngacmojë për një çështje të caktuar. Mos i merrni gjërat personale.

Ujori-Disa persona mund t’ju akuzojnë se nuk keni sens humori. Në fakt të dy e dini që kjo gjë nuk është e vërtetë. Mund të përfshiheni në një situatë të sikletshme romantike. Mundohuni të mos e shqetësoni shumë personin e zemrës pasi do të jetë në një gjendje të plotë histerie.

Peshqit-Prisni lajme të mira nga partneri. Pas problemeve që keni pasur është momenti që të buzëqeshni dhe të kaloni kohë sa më të bukur sëbashku.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158