INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:32 24-09-2020

Dashi-Pozicioni i yjeve do t’ju bëjë të jeni të vetëdijshëm se si një fjalim mund të krijojë një lidhje akoma më të fortë me një person. Duhet që të shprehni ëmbëlsinë që ju karakterizon. Nëse nuk mund ta shprehni ballë për ballë, mundohuni që t’i shkruani ndjenjat në një letër.

Demi-Energjia e ditës ju vë në një dilemë të caktuar. Mirëpo ju e dini se cila është e vërteta. Por a do t’ju besojë partneri? Nëse doni që të jeni gjallë deri në fund të ditës bëni mirë të mendoni si do të shpjegoheni ose bëhuni gati që të vuani pasojat.

Binjakët-Duhet që të përdorni pak më shumë imagjinatën sot. Energjia e ditës do të bëjë që partneri të ndihen paksa i lodhur duke folur për gjërat e të tjerëve. Nëse doni që y person të jetë plotësisht i varur nga ju duhet që të ndryshoni linjën e komunikimit.

Gaforrja-Është koha për të luajtur lojën e preferuar. Çfarëdo lloj gjëje që thotë personi i zemrës, e merrni në këndvështrimin e kundërt. Kjo është në rregull deri në një pikë të caktuar, por nuk mund të vazhdojë në pafundësi. Nëse nuk ndryshoni do ta gjeni veten në një pozitë më të vështirë.

Luani-Janë disa momente romantike ato që do të mbajnë balancën në disa çështje të caktuara. Energjia e ditës ju jep mundësinë që të kryeni disa detyra që do t’ju bëjë të dy të ndiheni të lumtur. Në këtë pikë fjalët janë të panevojshme, sepse në fakt do të jeni aq të zënë saqë nuk do të keni kohë që të flisni.

Virgjëresha-Romanca në ditët e sotme është një çështje bisede. Keni tendencën që të flisni shumë shpejt, mirëpo duhet që të ngadalësoni nëse doni që personi i zemrës t’ju kuptojë.

Peshorja-Do t’ju duhet që të bëni disa ushtrime sot. Duhet që të flisni më shumë. Mos u panikosni, por praktikoni më shumë bisedat që duhet të bëni sa i përket dashurisë. Dikush po pret që ta bëni këtë.

Akrepi-E keni adhuruar të folurën. Sot është dita perfekte për ta treguar këtë. Megjithatë shpirti binjak do ta ketë pak të vështirë t’ju kuptojë, por kur të tregoni ndjenjat do të surprizohet.

Shigjetari-Pozicioni i yjeve do t’ju japë mundësinë që të flisni rreth dashurisë. Mirëpo bëni kujdes me shëndetin përpara se t’ia shprehni ndjenjat një personi të veçantë.

Bricjapi-Zakonisht keni dëshirë që të flisni vetëm për veten. Nëse ia keni vendosur sytë një personi të veçantë duhet që të jeni ju që të flisni. Pastaj pjesën tjetër do ta bëjë ky njeri.

Ujori-Pozicioni i yjeve bën që kjo ditë të jetë e rëndësishme sa i përket romancës. Duhet që të jetoni jetën siç është. Lumturia do të vijë pasi ta jetoni jetën siç duhet dhe jo duke cituar thënie nga libra të ndryshëm.

Peshqit-Sot do të flisni me një person të veçantë dhe këtë gjë keni dashur ta bëni prej kohësh. Duhet të jeni tepër krijues me ato që flisni

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333