INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 08:34 06-10-2020

Dashi-Do të takoni një person që e keni pasur pranë në të kaluarën. Ka ardhur për shkak se e keni ndihmuar për një problem dhe vështirësi dhe nuk pati mundësi t’ju falenderonte. Tashmë dëshiron të shprehë mirënjohjen. Çfarë ndodh më pas varet nga ju.

Demi-Keni tendencën që të ndihmoni personat ë janë në vështirësi. Nëpër këto organizata keni për të takuar personin e ëndrrave. Mund të mos jetë personi më i bukur në botë, por do t’ju ngrohë zemrën.

Binjakët-Sot është momenti për t’u ndarë disa minuta nga puna dhe nga të gjitha detyrat që ju hanë kohë. Është momenti për të shpenzuar kohë me personin e zemrës. Ndoshta mund të dilni për të parë një film, ose në një vend që është i veçantë për të dy. Përdoreni këtë kohë për të forcuar lidhjen.

Gaforrja-Përgjithësisht nuk e pëlqeni idenë që personi i zemrës t’ju përgjigjet për çdo tekë të mundshme. Për disa persona kjo ditë do të jetë ëndërr e bërë realitet, por për të tjerë një makth.

Luani-Do të gjeni dashurinë e vërtetë. Bëhet fjalë për një person me të gjitha karakteristikat që ju doni, pasionantë, të përkujdesshëm, besues dhe adhurues. Ky është vetëm fillimi. Rrugës do të përmirësohen akoma më shumë.

Virgjëresha-Sot do të kaloni një ditë shumë romantike. E keni shumë të lehtë që të shpreheni përpara personit që vlen më së shumti në jetën tuaj. Është kohë e mrekullueshme për të shijuar shoqërinë me një person të veçantë. Duhet të relaksoheni në shoqërinë e këtij personi.

Peshorja-Kjo është një ditë kur me shumë mundësi do të takoheni me një person për të cilën keni ëndërruar gjithë jetën. Nëse ndodh që të bëheni bashkë, do të kuptoni se ky person është shumë pasionantë.

Akrepi-Edhe pse nuk jeni shumë emocionalë, mund të lotoni kur personi i zemrës t’ju shprehë realisht si ndihet për ju. Është moment i mrekullueshëm për të shijuar një mbrëmje romantike.

Shigjetari-Është koha e duhur për të takuar një njeri të veçantë. Do ta gjeni këtë njeri në një mjedis të çuditshëm si në spitale, shtëpi përkujdesjeje ose aktivitete vullnetare. Kjo sepse ky person ka një zemër të pastër dhe nuk mund të durojë të shikojë të tjerët të vuajnë.

Bricjapi-Pozicioni i planeteve do të bëjë që të takoni një person të veçantë. do të lidheni shumë me të. Bëhet fjalë për një njeri i cili qan shumë.

Ujori-Planetet po sjellin mundësinë që të kaloni shkëlqyeshëm me një person të veçantë. Nëse keni pasur probleme kohët e fundit është momenti për të dalë për darkë.

Peshqit-Edhe pse e pëlqeni idenë e romancës apo të pasionit, gjithashtu nuk pëlqeni njerëzit që bëhen shumë sentimentalë. Do të takoni një person i cili ka për të rënë në dashuri me ju. Duhet të jeni ju që të vendosni disa kufizime.

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539