Dashi-Mund të keni sfida të mëdha përpara. Keni nevojë më shumë se kurrë që të ndiheni në kontroll të çështjeve të dashurisë. Askush nuk ju ka pyetur se çfarë janë fantazitë që ju bëjnë ju të uleni në gjunjë. Le ta pranojmë: Askush nuk ka guximin të flasë me ju për këtë çështje.
Demi-Keni fantazi edhe për fantazitë, por kjo gjë varet se si shkojnë gjërat. Në përgjithësi jeni optimistë për gjërat që të ndodhin ashtu siç ju e mendoni. Mënyra se si janë vendosur planetet sot e bën pak më të vështirë të darkoni me një person. Shikoni faktet përpara se të hyni në veprim. Përndryshe do të bëni një gabim të tmerrshëm.
Binjakët-Sot do të kuptoni që keni goxha rrugë përpara se të shpjegoni mënyrën se si ndiheni. Keni qenë duke fantazuar për një periudhë të gjatë kohe për një person. Megjithatë duhet që të rindërtoni vetëbesimin dhe të mësoni të doni veten.
Gaforrja-Vendosja e planeteve do të sjellë edhe për ju pikëpyetje rreth fantazive. Do të filloni të mendoni për një dashuri të shkuar që mesa duket ende nuk ka dalë plotësisht nga zemra. Ndoshta fantazitë do t’ju lejojnë të tregoni ndjenjat e tuaja të vërteta.
Luani-Disa njerëz besojnë në magjinë e dashurisë. Pozicioni i planeteve do t’ju vendosë në një pozitë që ju inkurajon të rivendosni rregullat në marrëdhënien në çift. Do të shikoni veprimet e partnerit dhe do të merrni këtë vendim.
Virgjëresha-Romanca do të futet në mbretërinë e fantazisë. Ka një hapësirë të madhe mes asaj që ju doni dhe asaj që realisht merrni. Sot mund të ndjeni nevojën për të kaluar disa kufij për të qenë sëbashku me dashurinë e jetës.
Peshorja-Do të ndjeni një ndjenjë jo realiteti. Është një ditë e veçantë për t’u fokusuar tek atmosfera që mbizotëron. Është momenti për të lidhur ndjenjat sëbashku partnerin akoma më shumë.
Akrepi-Cilat do të jenë fantazitë tuaja më të çmendura? Për ju mjaftojnë fjalët. Sot duhet të bëheni të vetëdijshëm për nuancat e ndjenjave. Zakonisht i joshni të dashurit me pëshpërima, por sot do të ndjeni fuqinë e madhe të fjalëve.
Shigjetari-Mund të merrni pak kohë për t’u afruar me një person përpara se t’i hyni dëshirave. Kjo do të jetë në vëmendjen tuaj kryesore sot. Nëse po kërkoni dashurinë, sot është momenti për të mbledhur të gjitha fantazitë.
Bricjapi-Sot është një ditë e rëndësishme që do t’ju sjellë në vëmendje se sa e bukur është dashuria. Jeni të fiksuar pas gjërave të shtrenjta, por keni një problem. Partneri nuk mund t’ua sigurojë këto.
Ujori-Përgjithësisht jeni në dijeni të shumë gjërave. Megjithatë sa i përket dashurisë fshiheni. Por sot do të nxirrni në pah disa nga dëshirat më të mëdha.
Peshqit-Energjia e ditës do t’ju sjellë përpara disa dëshirave të ndryshme dhe do ta keni të vështirë të vendosni në fund. Disa persona mendojnë se ju jeni të vendosur dhe pavarësisht vështirësive do ta tregoni këtë karakteristikë në fund.