IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
HOROSKOPI DITOR / Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

HOROSKOPI DITOR / Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

Publikuar më: 10:37 13-11-2020

Dashi- Ndikimi negativ i yjeve është larguar dhe sot pritet të jetë një ditë më e qetë dhe ju do të keni mundësi të rikuperoni energjitë.

Demi- Edhe pse po kaloni një periudhë jo aq pozitive, dini të administroni mirë situatën dhe të mos e humbisni mendjen, duke u bërë pikë referimi për të tjerët.

Binjakët- Do të jetë një ditë e bukur për çfitet. Mosmarrëveshjet e së kaluarës do t’i hidhni pas krahëve. Ndërsa në planin financiar yjet do të ndikojnë pozitivisht dhe gjendja do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar.

Gaforrja- Aftësia për të ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase sot stimulohet së tepërmi nga ndikimi pozitiv i Marsit, kështu që nuk do ta keni shumë problem nëse iu paraqitet një rast i tillë.

Luani- Do të jetë një ditë pasionante për ata që janë në një lidhje. Çdo çast do të ketë rëndësinë e vetë. Sa i përket financave, do ju duhet shumë mund dhe punë që të stabilizoni situatën.

Virgjëresha- Sot pritet që dita të jetë mjaft pozitive, sidomos në planin profesional, ku ju presin iniciativa të reja. Një takim i ri mund të bëjë të ndryshoni një program të mëparshëm.

Peshorja- Duket se sot është një kuadër yjor jo shumë favorizues për ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj ju këshillohet të tregoni shumë kujdes dhe të mateni shumë para se të hidhni një hap.

Akrepi- Parashikohet një ditë e mirë për shkak të një kuadri yjor shumë pozitiv në qiellin tuaj. Në dashuri mund të rihapet një çështje e vjetër.

Shigjetari- Sot pritet që dita të jetë me shumë zhvillime e ndoshta që në orët e para të saj, duke ju zënë ndoshta në befasi. Këshillohet të mos e teproni me shpenzimet pa asnjë kriter.

Bricjapi- Do të jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi para se të jepni fjalën. Është moment më i përshtatshëm për të reflektuar.

Ujori- Venusi do të ndikojë në jetën tuaj në çift gjatë ditës së sotme. Do të tregoheni tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin/en dhe pengesat do të zgjidhen. Në lidhje me financat, gjithçka do të ecë sipas planifikimit tuaj.

Peshqit- Ata që janë në një lidhje duhet të jenë të kujdesshëm me veprimet që mund të bëjnë sot. Hapat e gabuara mund të shkaktojnë pasoja të parikuperueshme. Ndërsa në planin duhen të merrni masa që situata të mos ju dalë nga kontrolli.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488