INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR / Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

HOROSKOPI DITOR / Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

Publikuar më: 09:25 17-11-2020

Dashi-Duhet të jeni më të dashur ndaj një personi të veçantë. Prisni që të afroheni akoma më shumë ndaj këtij njeriu. Nëse keni takuar personin e veçantë atëherë do të gjeni sërish forcën e tërheqjes më shumë seç e kishit imagjinuar.

Demi-Disa aftësi speciale që doni t’i eksploroni po dalin në pah në këto momente. Kërkoni me doemos vëmendjen e një personi të veçantë. Nëse doni të bëni për vete dikë, mënyra më e mirë është që t’i buzëqeshni.

Binjakët-Do të keni dëshirën që të shprehni si ndiheni për dikë. Keni tendencën që të fshihni emocionet e vërteta, por sot ndiheni sikur doni t’i thoni të gjitha. Kjo do të forcojë akoma më shumë lidhjen me një person të veçantë.

Gaforrja-Pavarësisht se nuk ndiheni fizikisht të tërhequr ndaj një personi, do të forconi lidhjen duke rinovuar sensin e angazhimit. Do të ndiheni shumë të afërt në një nivel emocional, pasi doni të zbuloni më shumë natyrën e personit përballë.

Luani-Merrni një vështrim të gjerë ndaj personave që keni interesa të njiheni. Nëse ju rreh zemra për dikë, atëherë është momenti që të mendoni si ta bëni për vete.

Virgjëresha-Merrni kohën e duhur që të prekni ndjenjat tuaja më të thella sa i përket lidhjes në çift. Nëse keni çështje të caktuara për të diskutuar atëherë duhet që ta bëni në një mënyrë të thjeshtë që të shmangini çdo vështirësi. Duke qenë të ndershëm do të forconi lidhjen në çift.

Peshorja-Përdorni joshjen e brendshme. Kjo do të intrigojë edhe partnerin. Është koha për të buzëqeshur dhe për të thënë fjalët e duhura atëherë kur duhet.

Akrepi-Energjia e ditës është e lidhur me nevojat që ju keni si partnerë. Doni që t’i çoni gjërat në një nivel tjetër. Nëse keni qenë në një lidhje të mirë atëherë keni për të kaluar disa momente shumë të bukura. Nëse jo, atëherë keni për të diskutuar disa gjëra të rëndësishme. Sa më shpejt, aq më mirë.

Shigjetari-Do të ketë pak tension mes jush dhe personit të zemrës. Jo diçka që nuk përballohet, por duhet të filloni të mendoni nëse jeni të kënaqur nga kjo lidhje apo jo. Jini të sinqertë me veten dhe partnerin.

Bricjapi-Do të mërziteni duke diskutuar për jetën dashurore. Do të filloni të rindjeni të njëjtën “flakë” dashurie që ndjenit për personin e zemrës në fillim të lidhjes. Duhet që të shijoni momentin dhe të jeni të lumtur.

Ujori-Do t’i hapeni personit ndaj të cilit ndjeni një tërheqje. Keni qenë të frikësuar që t’i flisni, por sot çdo gjë ndryshon. Zemra do t’ju rrahë fort kur të nisni të flisni, por më vonë do të thoni ato që doni pa asnjë problem.

Peshqit-Do të kuptoni se keni shumë sukses sa u përket takimeve të dashurisë. Jini më të matur në mënyrën e shprehjes. Do të impresiononi njerëzit e duhur nëse flisni në mënyrë të saktë.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273