INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR / Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

HOROSKOPI DITOR / Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT gjatë ditës së sotme!

Publikuar më: 09:34 20-11-2020

Dashi-Shumë njerëz që keni pranë do të kërkojnë të kenë vëmendjen dhe kohën tuaj sot. Disa vërtetë mund të kenë nevojë për ndihmë, ndërsa të tjerë kanë axhendën e tyre personale. Përdorni intuitën për të bërë diferencën, pasi nuk do të jeni në gjendje që t’i ndihmoni të gjithë.

Demi-Përpiquni të mbyllni ato punë të cilat i shtyni gjithnjë për më vonë. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë pasi do të keni hyrje-dalje në shtëpi, që do t’ju shpërqendrojnë në mënyrë të vazhdueshme. Më e mira është të gjeni një cep të qetë dhe të mbyllni çfarë nuk pret më.

Binjakët-Miq të afërt do t’ju ftojnë të bëheni pjesë e një organizimi festiv sot. Ndonëse mund të jeni vërtetë të zënë, 1 ose 2 orë nuk do të sjellin asgjë të keqe, madje do t’ju ndihmojë për t’u çlodhur e pse jo edhe për të njohur njerëz të rinj. Është koha për t’u zbavitur.

Gaforrja-Ditët e fundit e keni lënë dorën e lirë sa i përket parave. Zakonisht jeni të kujdesshëm, por shpirti bujar dhe dëshira për të ndihmuar të tjerët këtë herë është më e fortë se zakonisht. Mos u shqetësoni, është mirë kur ndihmon njerëzit që ke përzemër, sidomos në një kohë kur jeni mirë me paratë dhe ata kanë nevojë.

Luani-Zakonisht ju pëlqen të flisni gjerë e gjatë, por momentalisht kjo është gjëja e fundit që keni dëshirë të bëni. Java ka qenë e lodhshme, shumë takime, shumë biseda, shumë njerëz. Këtë fundjavë dedikojani vetes dhe nëse nuk keni dëshirë të dilni me miq apo të afërm mos e kini problem që t’i thoni jo. Ata e dinë mirë sa të zënë keni qenë.

Virgjëresha-Merreni më shtruar jetën dhe mos merrni përsipër më shumë nga sa mund të përballoni. Duke bërë të kundërtën rrezikoni që të lini pasdore prioritetet tuaja. Nga ana tjetër puna e tepruar do t’ju krijojë probleme me shëndetin, ndaj tregohuni të moderuar në atë që bëni dhe që merrni përsipër.

Peshorja-Thuhet se nuk është e mundur të kesh shumë miq, por sot mund të kuptoni se ndoshta rasti juaj bën përjashtim. Telefoni do të jenë duke rënë në mënyrë të vazhdueshme. Dikush do të kërkojë ndihmë, e dikush tjetër një shpatull për t’u mbështetur. Bëni durim, një ditë ata do të jenë aty edhe për ju.

Akrepi-Në mbrëmje do të mblidheni me miq e familjarë të cilët do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Mund të mos jeni në formën tuaj më të mirë, por do të bëni sa keni mundësi për t’i kënaqur. Tregohuni të kujdesshëm për t’u argëtuar gjithashtu, fundja jeni mbledhur për gëzim.

Shigjetari-Axhenda për ditën e sotme është mbushur me telefonata e vizita. Si të mos mjaftojë kjo, diçka e papritur mund t’ju detyrojë të vraponi sot. Megjithatë nuk do t’ju krijojë asnjë bezdi, përkundrazi, do të jeni të kënaqur me faktin se do t’i vini në ndihmë dikujt që keni përzemër.

Bricjapi-Thuajse e gjithë dita do të jetë e fokusuar në punë, në problemet që duhet të zgjidhni dhe afatet kohore që duhet të kapni. Kjo do të bëjë që në një moment të dytë të vini në dyshim pozicionin që mbani aktualisht. Ndoshta shumë shpejt do ta gjeni veten duke kërkuar për diçka tjetër.

Ujori-Keni qenë kaq të zënë kohët e fundit në aspektin social, sa ndoshta keni lënë pas dore veten. Festat, mbrëmjet jashtë apo udhëtimet në fundjavë mund të kenë qenë vërtetë argëtuese, por ndoshta ka ardhur koha për pak pushim.

Peshqit-Më gjasë e ardhmja rezervon ndryshime të mëdha. Ndoshta do të kuptoni se zona ku banoni nuk është e duhura, e nëse keni pasur ndonjë ide për të ndryshuar shtëpi, sot mund të merrni lajme motivuese për ta bërë këtë realitet. Mund të surprizoheni nga ajo që mund të gjeni.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609