Dashi- Kjo e hënë do jetë një ditë e lumtur për të gjithë ata që i përkasin kësaj shene. Sa i përket çështjeve të shëndetit do të jeni shumë mirë dhe do keni vetëbesim për të përfunduar të gjitha planet që kishit lënë pezull.
Demi- Sot do të zhgenjeheni. Njerëzit që ju i kishit shumë afër do u lëndojnë dhe do kuptoni që nuk keni pasur miqësi të sinqertë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë debateve sot, pasi gjithçka mund të përfundojë keq.
Binjakët- Pas një jave të lodhshme që keni kaluar sot do mundeni të gjeni pak qetësi dhe të mos mendoni për asgjë. Të dashuruarit do kalojnë momente romantike me partnerin e tyre.
Gaforrja- Një ditë e lumtur parashikohet kjo e hënë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Duhet të keni kujdes për vendimet që do merrni dhe këshillohet që të merrni një mendim nga më rriturit para se të veproni.
Luani- Sot fati është me ju, gjithkça do e keni në rregull. Udhëtimin që e kishin planifikuar do e realizoni shumë shpejt. Mosmarrëveshjet në familje do të zgjidhen dhe do kaloni momente të lumtura të gjithë bashkë.
Virgjëresha- Sot mund të bëheni viktimë e komploteve në punë, ndaj mos merrni pjesë në asnjë debat. Do arrini që të kuptoni çfarë po ndodh dhe gjatë gjithë ditës do jeni i distancuar nga diskutimet.
Peshorja- Sot do kaloni një ditë të lumtur dhe do gjeni kohë për familjen tuaj. Do arrini që të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin dhe do kaloni një darkë romantike. Një lajm të mirë do dëgjoni gjatë ditës.
Akrepi- Sot do të jeni entuziastë dhe energjik, pas shumë përpjekjesh do arrini që të realizoni ëndrrën tuaj. Performanca juaj në punë mund të jetë e mirë dhe mund të merrni një lajm të mirë nga eprorët.
Shigjetari- Sot do keni një ditë shumë të ngarkuar me punë, por ju do arrini që çdo gjë ta bëni shumë lehtë. Për sa i përket çështjeve financiare do i keni shumë mirë. Këshillohet që të shmangni diskutimet që nuk kanë vlerë.
Bricjapi- Një ditë jo të mirë do kaloni sot. Do jeni të pakënaqur me gjërat që do bëni dhe këshillohet që keni durim pasi deri në mbrëmje dikçka do jetë në favorin tuaj. Mendohuni dy herë para se të merrni një vendim me rëndësi.
Ujori- Do jeni shumë i qartë në veprimet që bëni dhe vendimet që do merrni. Do arrini që të keni të gjithë vëmendjen sot dhe të gjithë do u marrin si shembull. Nëse keni menduar të bënit një udhëtim, sot është dita e duhur ta realizoni atë.
Peshqit- Një ditë të bukur do kalojnë të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Do arrini që të merrni shpërblime nga puna dhe do dëgjoni një lajm të mirë nga familja. Beqarët duhet të presin pasi do marrin një lajm të mirë.