Dashi- Mërkuri në shenjë mund të bëjë që sot të ndryshoni diçka në programin tuaj ditor. Bëni kujdes në raportet me të tjerët, sidomos në sferën profesionale, pasi një gabim mund t’ju kushtojë shumë.
Demi- Më në fund duket se problemet tuaja financiare janë drejt zgjidhjes. Nga ana tjetër Hëna ndikon pozitivisht në afrimet shoqërore dhe në sentimentet tuaja. Momente emocionuese me partnerin.
Binjakët- Mërkuri dhe Marsi mund të përshpejtojnë efektet pozitive të Jupiterit dhe t’ju sjellë kënaqësi të shumta. Është momenti i duhur për të menduar projekte të reja.
Gaforrja – Çështjet e zemrës do të ecin më së miri gjatë gjithë kësaj dite. Nuk do t’ju besoni intrigave që do të thurrin të tjerët. Financat do të vazhdojnë të mbeten delikate edhe për pak kohë.
Luani – Do të jetë një ditë e mirë për të dashuruarit. Do të përjetojnë emocione te paimagjinueshme. Në planin financiar duhet të respektoni disa rregulla nëse nuk doni që situata të përkeqësohet.
Virgjëresha – Pozicioni i ri i Afërditës në shenjë ju sjell një lehtësim të madh. Tensionet e kohëve të fundit do të vijnë duke u zbehur. Në punë gjërat fillojnë të përmirësohen.
Peshorja- Mundohuni të programoni më mirë ditën tuaj, në mënyrë që të arrini të realizoni projektet tuaja. Jeni të impenjuar në shumë drejtime.
Akrepi– Jeni nervozë dhe herë pas here do të jeni polemikë për shkak të një Hëne agresive në shenjë. Aftësitë tuaja profesionale kanë tërhequr vëmendjen e personave të rëndësishëm.
Shigjetari – Duhet të tregoheni besnikë dhe të sinqertë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite në mënyrë që gjithçka t’iu ecë mirë. Me financat tregohuni sa më të matur sepse po filluan problemet nuk do kenë të ndalur.
Bricjapi – Hëna dhe Afërdita do t’ju mbështesin në planin sentimental duke ju risjellë harmoninë në raportet me partnerin. Toleranca juaj do të sjellë një frymë të re në raportet me të tjerët.
Ujori- Do të mundoheni të përmirësoni jetën tuaj në çift dhe do të keni të njëjtat mendime me partnerin. Sa i përket financave, do të jeni të favorizuar. Do kryeni shpenzimet që doni dhe do të keni mundësi të hiqni disa para mënjanë.
Peshqit- Nuk do të keni asnjë problem me partnerin/en gjatë ditës së sotme dhe do të tregoheni të arsyeshëm. Ndërsa në planin financiar do të jeni në gjendje që të ndryshoni situatën në të cilën ndodheni. Do të keni mundësi të bëni edhe disa investime.