INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:29 20-11-2019


Dashi

Mundohuni që të keni më shumë besim te vetja juaj dhe tek njeriu i zemrës. Venusi do të jetë në anën tuaj dhe dashuria do ju dhurojë emocione të bukura. Është momenti për të zbuluar pasionin, duke lënë mënjanë polemikat e së kaluarës. Edhe në sferën profesionale, gjërat do të përmirësohen, por duhet të angazhoheni në maksimum për të rezultuar të suksesshëm.


Demi

Pas një fillim jave nën ritmin e duhur, tashmë do të ndjeni më shumë energji, por që yjet të kthehen në anën tuaj, duhet të prisni për të enjten. Do të jeni të shqetësuar për diçka, por edhe për shkak të disa shpenzimeve të rëndësishme. Duke nisur që nga java që vjen, gjërat do të përmirësohen.

Binjakët

Gjëja më e mirë është që të lini të kaluarën pas shpine dhe të shihni të ardhmen me besim. Do të keni mundësi të shumta për të qenë fitimtar. Për të lindurit e kësaj shenje kjo është një periudhë për të rigjetur veten, duke larguar çdo gjë që nuk ju bën mirë.

Gaforrja

Ju pret një e mërkurë nën ritmin e duhur, gjatë së cilës mund të hasni në pasiguri apo debate në vendin e punës. Do të ndjeni një lodhje të madhe, e cila nuk do ju lejojë që të bëni çdo gjë në kohën e duhur. Ndonjë krizë e vogël mund të prek çiftet, ndoshta ndonjë diskutim lidhur me paratë ose fëmijët.

Luani

Kjo periudhë është mjaft e favorshme sa i takon dashurisë, ku nëse nuk do e bëni ju hapin të parët, me gjasë do ju duhet që të lëvizni gjithçka. Sa i takon punës, ju pret një periudhë pritjeje, ku do të kenë zhbllokime në fund të muajit.

Virgjëresha

Do të jeni protagonistë dhe do të rifitoni terren në raport me ditet e kaluara. Kjo vlen si në dashuri edhe në punë, ku yjet do ju favorizojnë. Gjithë ata që kanë puniuar fortë, i pret një surprizë e këndshme.

Peshorja

Ndikimi i kundërt i Saturnit kërkon që të ndaleni dhe të qartësoni situatën. Ka ardhur momenti që të bëni pastrim rreth vetes dhe të eleminoni shumë gjëra, njerëz dhe kujtime që ju mbajnë peng. Duhet të ndryshoni patjetër diçka në jetën tuaj.

Akrepi

Ka ende disa probleme lidhur me paratë dhe punën, por kjo është një periudhë rikuperimi në raport me ditët e kaluara. Mundohuni që të jeni më optimist, pasi e ardhmja parashikohet që të jetë mjaft pozitive. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme, ku pasioni do të dominojë gjatë fundjavës.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë e mbshur me ndryshime, por çdo gjë do të varet nga ju. Ka nga ata që po mendojnë për një transferim, nga ata që duan të shijojnë jetën dhe të udhëtojnë. Shumë shpejt Venusi do të favorizojë takimet e rejka dhe dashurinë.

Bricjapi

Parashikohen të reja të rëndësishme në sferën profesionale, sidomos për ata që kanë një aktivitet të vetin. Shkurtimet e bëra së fundmi, mund të çojnë në zhvillime premtuese për të ardhmen. Në dashuri parashikohet që të ketë probleme, sidomos me të lindurit e shenjës së dashit dhe peshores.

Ujori

Kjo ditë do të jetë e mbushur me rikuperim në raport me ditët e kaluara, ndonëse sërish do të ketë tensione dhe shpërqendrime lidhur me mendimet e shumta që ju mundojnë, shkruan noa.al. Mundohuni që të sheshoni tensionin në dashuri, pasi mund të lindin debate të forta.

Peshqit

Dita do të jetë nën ritmin e duhur dhe e mbushur me nervozizëm, ku gjatë saj mund të ketë polemika lidhur me atë që ju rrethon, sidomos në sferën profesionale. Ndoshta do të ndiheni disi melankolik dhe kjo gjë do ju kushtëzojë në atë që do të bëni. Mundohuni që të rrethoheni nga njerëz më gazmorë dhe pozitiv.

Article Logic
Execution time: 0.0030159950256348