INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Një ditë e vështirë kjo e sotmja, sidomos për këto dy shenja...

Horoskopi ditor/ Një ditë e vështirë kjo e sotmja, sidomos për këto dy shenja...

Publikuar më: 05:50 30-04-2019

DASHI

Për ju të shenjës së dashit do të ketë disa të papritura sot. Hëna në shenjen tuaj do ju nxisë të bëni gjëra për të cilat s’ju kishte shkuar mendja më parë. Jepini kohë vetes dhe të tjerëve.

DEMI

Mos u trembni pasi fati do ju buzëqeshë edhe ju pas gjithë atyre furtunave që keni kaluar. Gjithçka do të duket bukur dhe më e qetë se zakonisht.

BINJAKET

Do të ndiheni të humbur sot por e meritoni. Sapo keni bërë një gabim, ku dhe rrezikoni të largoni prej vetes njeriun tuaj të zemrës. Do te pendoheni por do te jete vone.

GAFORRJA

Gaforrja sot do të ndihet paksa e vetmuar pa njeriun e zemrës afër. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni pesimist por jo çdo gjë do ju shkojë ters. Mos jini aq egoist me veten dhe të tjerët.

LUANI

Diçka do të tronditë marrëdhënien tuaj. Tregohuni më tolerantë dhe pranoni se të gjithë gabojnë. Koha do ta vendosë se çfarë është më e mirë për ju të dy.

VIRGJËRESHA

Mos humbni kohë me vogëlsira hyni direkt thellë në detaje. Puna dhe biznesi po ecin mbarë por jo dhe aq mirë dashuria. Kjo është një periudhë trazirash prandaj kushtojini më shumë vëmendje atyre gjërave që ju interesojnë.

PESHORJA

Çfarëdolloj gjëje që të bëni sot, mos e lini pas dore entuziazmin që ju karakterizon. Shumë prej jush do të bëjnë gjithçka për të rindezur një pasion të ri dhe për t`ja kaluar sa më bukur.

AKREPI

Sot do të shprehni idetë tuaja me qartësinë më të madhe. Mund të përfitoni për të bindur dike të bëhet pjesë e projekteve tuaja. Marrëdhënia e mirë me partnerin tuaj do të bëjë të ndiheni të mbrojtur e të sigurte.
SHIGJETARI

Pak konfuzion do t’ju vendosë në provë mjaft të vështirë durimin tuaj. Mbani nën kontroll situatat në të cilat do të ndodheni. Mjaft intrigues do të tregoheni sot vetëm për të qenë në vendet që ju pëlqejnë.

BRICJAPI

Ditë e përshtatshme për të projektuar pushimet tuaja. Një raport që e kini marrë shumë lehtë do të shfaqet mjaft impenjative e do ju vendosë përballë përgjegjësive të reja.

UJORI

Sektori profesional do të jetë mjaft i favorshëm për të realizuar punët tuaja të pavarura. Arma juaj fituese për të mundur çdo lloj rezistence do të jetë durimi që do të shfaqni gjatë ditës së sotme.

PESHQIT

Vendosni se çfarë ju intereson e filloni të bëni blerjet e duhura pa hezituar në asnjë moment. Edhe pse do të vazhdoni të tregoheni të sinqertë me të tjerët, mendimet më intime bëni mirë të mos i ndani me të tjerët.

Article Logic
Execution time: 0.0037398338317871