INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor! Një fundjavë për tu mbajtur mend! Këto dy shenja paskan...

Horoskopi ditor! Një fundjavë për tu mbajtur mend! Këto dy shenja paskan...

Publikuar më: 08:21 06-10-2018

Dashi–Sot do të merrni lajme nga miqtë që jetojnë jashtë ku nuk do të mungojë dhe një surprzië ndaj jush. Në përgjithësi dita do të jetë e qejtë. Në mbrëmje bëni kujdes me shëndetin.

Demi–Ruajtja e kontakteve me një partner romantik mund të jetë e vështirë sot, deri në atë pikë sa mund t’ju zërë paniku. Mos arrini në përfundime të nxituara për probleme në lidhje. Ruani durimin.

Binjakët–Keni shumë gjëra në mendje, të cilat nuk po ju lënë të preheni në paqe këto ditë. Përpiquni t’i zgjidhni sa më shpejt dhe të merrni një pushim të merituar. Mos i lini të tjerët t’ju trazojnë.

Gaforrja–Po kërkoni një mik, por nuk do të arrini ta gjeni. Mënyra më e mirë për të kontaktuar mikun tuaj është të shkoni në shtëpinë e tij. Përpiquni t’i merrni gjërat me qetësi.

Luani –Kjo nuk është dita e duhur për t’u marrë me çështje që përfshijnë paratë. Keni probleme me përqendrimin, ndaj shmangni punët që kanë të bëjnë me krijimtarinë. Megjithatë, kjo është një ditë e mirë për të bërë punë rutinë që nuk kërkojnë shumë vëmendje.

Virgjëresha –Keni dilema për gatishmërinë për ta çuar lidhjen tuaj drejt një hapi më serioz. Kjo është ajo që duhet të bëni. Harrojini planet e tjera dhe për momentin përqendrohuni tek një gjë e vetme.

Peshorja –Kjo do të jetë një ditë shumë e zënë për ju. Ngjarja mund t’ju duket e paorganizuar dhe jo shumë e këndshme. Nëse mundeni, qëndroni në shtëpi. Kursejini vetes disa shqetësime.

Akrepi –Sot do të merrni një surprizë që ka të bëjë me karrierën ose njerëzit që ju rrethojnë në punë. Ndoshta do të realizohet një premtim që ju kanë dhënë, por ajo që është e sigurt, është fakti se do të lumturoheni.

Shigjetari –Duket se jeni të palumtur apo të pasigurt me profesionin tuaj të tanishëm dhe po mendoni të bëni një ndryshim. Mund të merrni lajme që do t’u shërbejnë mendimeve tuaja.

Bricjapi –Në ditën që keni planifikuar me kujdes, do të ndieni një emocion të papritur. Ky emocion ka forcë të ndalojë të gjitha planet që keni bërë. Nëse e ndieni këtë emocion gjatë ditës së sotme, ndërpritini të gjitha planet dhe filloni të shijoni gjërat që ju pëlqejnë.

Ujori –Është koha përsëri që të riformoni reputacionin tuaj si një romantik i pashpresë. Jeni të dashuruar dhe ju pëlqen të jeni romantik, mbi të gjitha kjo ju shkon. Ndaj mos ngurroni t’i hyni edhe një herë ndjenjës së ëmbël të dashurisë.

Peshqit –Jeni përpara një problemi financiar që mund t’ju duket i padëgjuar. Shkojini deri në fund dhe do të zbuloni se nuk është situatë shumë shqetësuese. Këto kohë jeni në kërkim të një miku të ri dhe fati do t’ju ndihmojë të njiheni me dikë që ju përshtatet.

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205