INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor! Një fundjavë për tu mbajtur mend! Këto dy shenja paskan...

Horoskopi ditor! Një fundjavë për tu mbajtur mend! Këto dy shenja paskan...

Publikuar më: 08:24 20-10-2018

Dashi – Edhe pse një pjesë të gjërave i keni vënë në vijë, duket se stresi i akumuluar nga prania e telasheve të shumta ka bërë të vetën. Bëni pak durim me partnerin dhe gjithçka do të rregullohët.

Demi –Parashikohet përgjithësisht një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje. Ka ardhur momenti që të shijoni të gjitha frytet e punës suaj voluminozë që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Binjakët –Qielli juaj është nga më pozitivët dhe madje akoma më shumë tani që Merkuri, i cili është ylli mbrojtës i juaji është në një pozicion mëse të përshtatshëm. Mjaft interesante fusha sentimentale.

Gaforrja –Ditën e sotme keni nevojë për siguri. Këtë gjë do e kërkoni si nga kolegët e punës ashtu edhe nga partneri/ja. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni pa kursim, tregohuni të matur.

Luani –Një ndjesi plogështie do t’ju shoqërojë sot gjatë gjithë ditës ju të dashuruarve. Është mirë të bëni një bilanc të gjërave për të parë nëse çdo gjë shkon mirë.. Financat nuk do jenë të këqija.

Virgjëresha –Edhe pse ju duket sikur të tjerët nuk do t’ju vijnë në ndihmë sot për një problem të caktuar, gaboheni. Njeriu juaj i zemrës do të jetë aty gjithmonë për ju.

Peshorja –Një debat i ndezur me partnerin/en që në orët e para të mëngjesit do të ketë pasojat e tij përgjatë gjithë ditës së sotme. Për beqarët nuk do jetë aspak një ditë me fat, prandaj më mirë të mos marrin vendime sot për të ardhmen.

Akrepi –Do t’ju thonë një të vërtetë të hidhur sot që do të parapëlqenit të mos e dinit. Besimi juaj për partnerin/en do të thyhet. Beqarët do kenë shumë interes për një person dhe mund të bëjnë edhe sakrifica për ta pasur atë në krah.

Shigjetari – Keni nevojë për qetësi këto kohë ju të dashuruarit dhe kjo për të menduar më mirë dhe më kthjellët ndryshimet e mëdha që doni të realizoni. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe mund të nisin një lidhje ashtu siç e kanë ëndërruar.

Bricjapi – Merrni kohë në dispozicion për t’ju përkushtuar interesave tuaja dhe partnerit/es. Do të shikoni që ju mungonin këto momente kënaqësie. Beqarët do flirtojnë gjithë kohës me disa persona, por nuk arrijnë atë që mendojnë.

Ujori – Sot keni probleme përqendrimi sepse doni të zgjidhni disa punë njëherësh. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me punë dhe kjo nuk do i lërë hapësirë të mendojnë për dashurinë.

Peshqit – Edhe pse ju kanë dalë disa probleme të vogla në marrëdhënien tuaj në çift kohët e fundit do të arrini të zgjidhni gjithçka. E rëndësishme është të ndani prioritetet. Beqarët do realizojnë takime mjaft emocionuese.

Article Logic
Execution time: 0.0031640529632568